Politika 11 January 2025, 13:42 Nga VNA

Vota e diasporës/ Deri më tani janë regjistruar 339 emigrantë që do marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Vota e diasporës/ Deri më tani janë regjistruar 339

Emigratët shqiptarë duke nisur nga dita e sotme, 11 Maj, kanë mundësinë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 maj. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar në PER 339 shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Emigrantët që kanë aplikuar më shumë janë nga: Gjermania, Italia, Britania, Greqia. Këto janë zgjedhjet e para në vend, ku diasporës i jepet mundësia për të hedhur votën e tyre.

Hapat e aplikimit

Ditën e sotme ka nisur procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe duan të votojnë më 11 maj.

Faqja zyrtare kqz.gov.al ka hapur seksionin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit. Çdo emigrant që më 11 maj ka të drejtën për të votuar, duhet të regjistrohet ‘online’, në mënyrë që marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në vend, ku merr pjesë edhe diaspora.

Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. Si fillim, emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni, ose një ‘email’, si dhe të dhënat personale, nga ditëlindja, vendlindja, numri personal.

Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij të gjallë përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë. Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse iu ka skaduar afati. Dokument tjetër me rëndësi, është një vërtetim se personi banon aty ku thotë. KQZ pranon dokumente të shumëllojshme, nga dokumentet e pronësisë, tek qiramarrjet apo faturat e ujit, gazit, energjisë, apo çdo abonim tjetër, përfshirë dhe dokumentet bankare. Adresa është e rëndësishme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i dërgojë fletën e votimit aty ku ai jeton.

Brenda 5 ditësh, KQZ-ja do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.

 

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme