Politika 13 January 2025, 12:40 Nga VNA

Vijon interesimi i lartë për votën e diasporës/ Mbi 8500 aplikime në dy ditë

Ndaje në Whatsapp
Vijon interesimi i lartë për votën e diasporës/ Mbi 8500

Procesi i regjistrimit të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit ka nisur me ritme të larta. Brenda dy ditëve të para, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë 8529 aplikime online nga shtetas shqiptarë me banim jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë pranuar 1024 kërkesa, ndërsa pjesa tjetër po shqyrtohet. Nga analiza e të dhënave, vihet re se burrat dominojnë në aplikime me 72.13%, dhe shumica e aplikantëve i përkasin grupmoshës 25-45 vjeç.

Afati për regjistrimin e votuesve të diasporës do të zgjasë deri më 12 mars 2025. Ndërkohë, zgjedhjet e 11 majit pritet të përcaktojnë përbërjen e re të qeverisë dhe parlamentit.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme