Politika 12 January 2025, 13:23 Nga VNA

Rama bën bilancin e 30 viteve të akuzave të Berishës ndaj tij. A do ta padisë Gazment Bardhin për shpifje?

Ndaje në Whatsapp
Rama bën bilancin e 30 viteve të akuzave të Berishës ndaj

Edi Rama ka folur për gati 20 minuta para një prompteri, ku lexoi gjithçka kishte përgatitur për akuzat e drejtuara ndaj tij nga Sali Berisha dhe PD në këto 20 vitet e fundit. Edhe pse me fjalë të zgjedhura ku nuk munguan epitetet fyese për kundështarët politik, qëllimi i vërtetë i daljes publike të kryeministrit në një të dielë me pak lajme ishte qartësisht mesazhi që donte t’i dërgonte Gazment Bardhit, nënkryetarit të PD-së, i cili e akuzoi për përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama, në trafikun e kokainës.

Pas pezullimit nga SPAK të hetimit për akuzat e z. Bardhi, kryeministri mori sot revanshin duke hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij dhe familjarëve të tij në çdo kohë që ato janë publikuar. Ai akuzoi PD-në, kryetarin e saj dhe të tjerë në këtë parti si një “llum politik” të cilit, sipas tij, shqiptarët duhet t’i mbyllin derën me votën e tyre.

Kryeministri nuk saktësoi nëse vëllai i tij do të padisë Gazment Bardhin për shpifje, pasi, siç tha: “Barrën e provës në një rast të tillë e mban akuzuesi dhe jo i akuzuari.” Me gjasë Olsi Rama do ta padisë nënkryetarin e PD-së në SPAK, duke rikthyer në qendër të debatit politik çështjen se çfarë ndodh kur një politikan shpif për kundërshtarin e tij. Jo më kot Edi Rama e cilësoi këtë çështje si “Babale 2,” dhe duke parë se si përfundoi gjykimi i Ervin Salianjit dhe gjuhën e ashpër sot, vështirë të besohet se ai do të heqë dorë nga hakmarrja politike ndaj Gazment Bardhit.

Me akuzat dhe kundërakuzat e tyre, kohët e fundit politikanët kryesorë në Shqipëri e kanë kthyer SPAK-un në një thes boksi ku shfryjnë inatet, mllefet,  ato që thonë apo shpifin për njëri-tjetrin. Vendimi i SPAK për “pezullimin e hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar dhe dërgimin e dosjes në polici për hetime të mëtejshme” i ka dhënë një tjetër akuzave penale. Tashmë “fitorja” e vogël e Ramës mund të shërbejë si pika mbështetëse për të nisur një fushatë politike kundër Gazment Bardhit. Ç’ka padyshim do të ndikojë dhe në fushatën e ardhshme zgjedhore. Por a është kjo një formë balancimi për goditjet e derimëtanishme dhe ato të pritshme të SPAK?

Olsi Rama vërtet mund të ndihet më i qetë pas vendimit të SPAK për të, por vëllai i madh ka ende telashe me dosjet që po hetojnë prokurorët e posaçëm për njerëzit më të fuqishëm në politikë. Nëse vëllai i vogël biologjik i ka gjetur një moment lehtësimi, Edi Rama mbetet ende i palexueshëm se ç’fjalim do të mbajë nëse do të ashpërsohen akuzat dhe masat për “vëllain” politik të tij, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme