Kronika 12 September 2026, 13:23 Nga VNA

Tensione në protestën kundër Muzeut Hebraik në Vlorë/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në kantier, përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

fgfgbb.jpg

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Vlorë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, në zonën historike të qytetit, por janë ndaluar nga efektivët e policisë.

Ata kërkojnë ndalimin e projektit, me pretendimin se muzeu po ndërtohet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilën e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të Vlorës.

Prej disa ditësh, projekti për Muzeun Hebraik Shqiptar është vendosur në qendër të debatit, pikërisht për shkak të pretendimeve se punimet prekin godinën historike të Klubit “Labëria”.

Megjithatë, dokumentet e projektit dhe aktet e Këshillit Bashkiak të Vlorës tregojnë se bëhet fjalë për dy ndërtesa të ndryshme.

Sipas autoriteteve lokale, Muzeu Hebraik po ndërtohet në një banesë që daton në vitet 1850 dhe që ndodhet disa metra në lindje të Muzeut Etnografik. Në dokumentacion ajo identifikohet si “Banesa pranë Klubit Labëria”.

Dokumentet e Këshillit Bashkiak parashikojnë gjithashtu ndërtimin e një kati nëntokësor në godinën e Muzeut Hebraik dhe përforcimin e themeleve të Muzeut Etnografik gjatë punimeve, por jo ndryshimin e funksionit të godinës historike të Klubit Patriotik “Labëria”.

Në qendër të debatit duket se qëndron pikërisht emërtimi “Banesa pranë Klubit Labëria”, i cili është interpretuar nga një pjesë e kundërshtarëve të projektit si ndërtim i muzeut “te Klubi Labëria”. Dokumentacioni zyrtar, ndërkohë, i identifikon ato si godina të ndryshme.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme