Politika 13 January 2025, 14:00 Nga VNA

Berisha: Foto e Olsi Ramës me grupin e Xibrakës në BKH/ Nuk hetohet

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Foto e Olsi Ramës me grupin e Xibrakës në BKH/ Nuk

Kryetari i Partisë Demokratike Berisha, ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me deklaratat e kreut të qeverisë, Edi Rama, mbi akuzat që kanë qarkulluar për vëllain e tij, Olsi Ramën. Berisha ka theksuar se ka paralajmëruar Ramën për lajme të tjera, duke e këshilluar të mos shqetësojë qytetarët me probleme personale.

Ai ka akuzuar Olsi Ramën për përdorimin e shpeshtë të makinës së grupit të Xibrakës, një automjet që ka shërbyer për udhëtime jashtë shtetit. Sipas Berishës, makina me targën AA653DM është përdorur jo vetëm nga Gentian Gjonaj, por edhe nga Olsi Rama, i cili kishte deklaruar se e kishte përdorur vetëm një herë, për një udhëtim në Selanik. Berisha kërkoi nga Rama që të sqarojë pse ka përdorur shpesh këtë makinë.

"Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM.Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit."

Në vazhdim, Berisha përmendi një letër të protokolluar nga BKH dixhitale, e cila jepte informacione për Olsi Ramën, Gentian Xhixhën dhe Ermal Hoxhën, duke përfshirë një foto që tregon Olsi Ramën dhe Gentian Xhixhën në një qytet evropian. Letrën, sipas Berishës, e kishte marrë për verifikim OPGJ, E.T., por më pas ishte vendosur për ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme.

"Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën." tha Berisha

Sipas Berishës, në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B.

Berisha ka akuzuar gjithashtu drejtuesen e BKH-së, Aida Hajno, për ndërhyrje në hetimet ndaj këtyre rasteve. Ai i bëri thirrje Ramës të mos i shqetësojë qytetarët me problemet e tij dhe të vëllait të tij, duke theksuar se shqiptarët janë të ngopur me gënjeshtrat e qeverisë.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme