Politika 16 January 2025, 10:51 Nga VNA

Gjoka Construction, Salillari dhe Fusha. Ja kush janë kompanitë në top listë që qeveria zgjedh për të bërë punët publike

Ndaje në Whatsapp
Gjoka Construction, Salillari dhe Fusha. Ja kush janë kompanitë

Qeveria bëri tenderë me vlerë të kontraktuar 129 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) gjatë vitit 2024. Mbi 2,200 kompani u shpallën fituese, por 10 kompanitë më të mëdha morën 29% të vlerës së kontraktuar, ndërsa 50 kompanitë më të mëdha morën 62% të fondeve.

Kompania e ndërtimit të rrugëve udhëhoqi listën e kontratave të prokurimeve publike gjatë vitit 2024, duke fituar gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 8.8 miliardë lekë (rreth 89 milionë euro), ku projekti më i madh ishte kontrata për rehabilitimin e rrugës Fier – Frataj me vlerë 3.6 miliardë lekë.

Kompania Gjoka fitoi tenderë për ndërtim rrugësh si dhe për ndërtim ujësjellësish. Projekti më i kushtueshëm sa i përket ujësjellësave është ai i titulluar: “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik  Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III”, për të cilin taksapaguesit po shpenzojnë rreth 800 milionë lekë pa TVSH (rreth 8 milionë euro).

Kompania “” u rendit në vend të dytë me tetë kontrata me vlerë të përgjithshme 4.6 miliardë lekë. Kontrata më e madhe titullohet: Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza I me vlerë 2 miliardë lekë.

Kompania “” u  kthye në majë të renditjes së kontraktorëve vitin e kaluar pas disa vite mungesash. Ajo fitoi shtatë kontrata me vlerë të përgjithshme 4 miliardë lekë, duke u renditur në vend të tretë. Kontrata më e madhe është Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII) me vlerë 2.2 miliardë lekë.

Kompania BE  –  IS   SH.P.K fitoi 11 kontrata me vlerë të përgjithshme 3.7 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është “Ndërtim aksi rrugor Papërr – Ura e Grykshit, Faza II” me vlerë 2.1 miliardë lekë.

Në vend të pestë u rendit kompania , e cila fitoi dy kontrata me vlerë të përgjithshme 3.5 miliardë lekë. Njëra kontratë titullohet “Ndërtim aksi rrugor Papërr – Ura e Grykshit, Faza I” ndërsa kontrata tjetër ka të bëjë me zgjerimin e rrugës së Ksamilit.

Kompania fitoi gjashtë procedura prokurimi me vlerë të përgjithshme 3.1 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza II”.

Në vend të shtatë u rendit kompania 2 T me gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 2.9 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është për “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza III” me vlerë 2.2 miliardë lekë.

Kompania G.P.G. COMPANY fitoi katër procedura prokurimi me vlerë të përgjithshme 2.8 miliardë lekë. “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1” me vlerë 1.7 miliardë lekë.

Kompania u rendit e nënta me një kontratë të vetme, kontratën “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI)” me vlerë 2.3 miliardë lekë.

Në vend të dhjetë u rendit kompania , gjithashtu me një kontratë të vetme “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)” me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Në tenderët e sektorit publik gjatë vitit të kaluar u shpallën fitues 2216 kompani, por dhjetë kompanitë e mëdha fituan 29% të të gjithë fondit të prokurimit, ndërsa 50 kompanitë e mëdha fituan mbi 800 milionë euro kontrata ose 62% të fondit limit./ Reporter.al

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme