Politika 22 January 2025, 09:49 Nga VNA

Politika shqiptare dhe mania për të bërë foto në Uashington

Ndaje në Whatsapp
Politika shqiptare dhe mania për të bërë foto në

Lulzim Basha, Fatmir Mediu dhe Belind Këlliçi nuk e kanë humbur rastin të tregojnë se kanë qenë në një nga shumë ceremonitë e zhvilluara për inaugurimin e presidentit të ri Donald Trump. Me foto dhe video, duke përfshirë në debate edhe mbështetësit e tyre për “afërsinë” me të cilën i ka trajtuar presidenti i ri amerikan, tre politikanët nuk i kanë shpëtuar tundimit (tashmë të zakonshëm) të politikës shqiptare për t’u mburrur e publikuar foto në Uashington.

Vlen për t’u përmendur se zyrtarisht asnjë zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare nuk ka qenë i ftuar në ceremoni. Madje, ftesat kanë qenë të limituara edhe për liderët ballkanikë. Por qasja për të postuar foto e politikanëve të opozitës, sikurse përpjekja qesharake e kryeministrit Rama për të penguar me KQZ pjesëmarrjen e ambasadorit të Shqipërisë në Uashington në ceremoni, tregon qartë se, pavarësisht dukjes moderne, ende politika mendon se fiton pikë duke publikuar foto të shkrepura rastësisht dhe pa asnjë protokoll. Nëse SHBA mbështesin ndonjë politikan të caktuar në Shqipëri apo nëse administrata e re ka të preferuarin e saj, këtë do e shohim në muajt dhe vitet në vazhdim. Asnjë foto pa protokoll nuk i ndërron qëndrimin departamentit të shtetit.

Është fushatë elektorale, e kuptojmë që ju duhen vota. Por mos do të ishte më mirë të takoni shqiptarët, t’i bindni për alternativën që do t’u ofroni, sesa të na mbushni mendjen se ju do Amerika me foto të marra vjedhurazi?

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme