Politika 21 January 2025, 14:14 Nga VNA

21 janari, Rama dhe Berisha shkëmbejnë akuza për drejtësinë e munguar dhe përgjegjësitë

Ndaje në Whatsapp
21 janari, Rama dhe Berisha shkëmbejnë akuza për

Ngjarjet e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues gjatë një proteste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë rikthyer debatet mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Të dy kanë shprehur qëndrimet e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për drejtësinë e munguar dhe për përdorimin politik të çështjes.

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, tha se drejtësia për 21 janarin nuk është detyrë e kryeministrit apo partisë në pushtet, por e institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se çdo vit që kalon shton barrën e turpit mbi ata që duhet të japin drejtësi. “Rasti i 21 janarit është i qartë si drita e diellit,” deklaroi Rama, duke shtuar se pret nga SPAK të trajtojë këtë çështje në mënyrë të drejtë.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference për media, u shpreh se që natën e protestës kishte kërkuar një hetim ndërkombëtar. Ai theksoi se keqardhjen për viktimat e ka shprehur menjëherë pas ngjarjes dhe akuzoi Edi Ramën si organizator të protestës më të dhunshme në 32 vitet e fundit. “Protesta kishte një agjendë politike, dhe përdorimi i kësaj ngjarjeje sot është vetëm për të fshehur përgjegjësitë e organizatorëve,” tha Berisha.

Berisha akuzoi Prokurorinë e kontrolluar nga Rama për bllokimin e hetimeve dhe përfshirjen politike në trajtimin e çështjes, ndërsa Rama theksoi se drejtësia është përgjegjësi e institucioneve të reformuara, duke shprehur besimin se SPAK do të veprojë.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme