Politika 21 January 2025, 09:56 Nga VNA

Arlind Qori përplaset me Lapajn, Sokon dhe Shehajn/ Akuza, provokime dhe debate për oligarkët

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori përplaset me Lapajn, Sokon dhe Shehajn/ Akuza, provokime dhe

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka ngritur akuza dhe ka kritikuar qendrimet e 3 kryetarëve të partive të reja, Lapaj, Soko dhe Shehaj.

Përplasjet fillimisht nisën gjatë protestës. Qori denoncoi  Adriatik Lapaj për sjellje provokuese gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Bashkë, duke e akuzuar se tentoi të marrë fjalën me dhunë dhe të destabilizonte rendin e organizimit.

“Lapaj erdhi gjatë fjalimit tim dhe tentoi të marrë mikrofonin me dhunë. Kjo është një sjellje e papranueshme. Të shkosh në një protestë dhe të tentosh të prishësh rendin e saj, nuk ka ndodhur në 34 vite pluralizëm,” deklaroi Qori.

Ai vijoi me akuza, duke ngritur dyshime për lidhjet e mundshme të Lapajt me biznesmenin Samir Mane. “Dyshoj se Samir Mane, ashtu siç paguan Ramën dhe Berishën, mund ta ketë paguar edhe zotërinë,” tha Qori.

Qori e vijoi debatin me Pano Sokon, pasi e akuzoi për protagonizëm dhe hipokrizi.

Soko theksoi se sjellja e Qorit tregoi ego dhe mungesë bashkëpunimi. “Treguam papjekuri dhe egon që kemi. Në një rast kaq të rëndësishëm, duhet të ishim bashkë, jo të krijonim përçarje,” tha Soko.

Debati mbi protestën kaloi tek oligarkët dhe ndikimi i tyre. 

Qori kritikoi heshtjen e mediave për rastin e një djali të lidhur me Samir Manen, duke e krahasuar me mbulimin e gjerë të rasteve të tjera. “Si ka mundësi që për Samir Manen nuk guxon të flasë askush? As Rama, as Berisha. Ky është treguesi më i qartë i pushtetit të tij,” tha Qori.

Shehaj e kundërshtoi, duke argumentuar se pushteti politik mbetet mbi atë të oligarkëve. “Ky tregimi se flitet për Ramën dhe jo për oligarkët është i pabazë. Rama është politikan, ndërsa Samir Mane është biznesmen,” tha Shehaj.

Debati mes tyre u përshkallëzua kur Shehaj ironizoi qëndrimet e Qorit, duke e akuzuar për mungesë koherence. “Kalove nga marksist në mbështetës të sipërmarrësve të ndershëm. Ky është një ndryshim radikal për një marksist si ti,” shtoi Shehaj.

Qori u mbrojt, duke theksuar se ka sipërmarrës të ndershëm, disa prej të cilëve janë pjesë e Lëvizjes Bashkë. “Oligarkët janë biznesmenë të pandershëm, dhe këtë e kam thënë gjithmonë,” përfundoi ai.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme