Politika 22 January 2025, 15:32 Nga VNA

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ miraton numrin e kandidatëve. 46 mandate janë në listë të mbyllur

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ miraton numrin e kandidatëve. 46 mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar  numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Sipas këtij vendimi, numri total i kandidatëve për deputetë që do të paraqiten nga listat e partive politike do të jetë 186. Nga këta kandidatë, 46 do të jenë në listë të mbyllur, nëse partia politike i siguron mandatin në qarkun ku kandidojnë, ata do të jenë automatikisht në parlamentin e ardhshëm. Ndërkohë që pjesë e mbetur prej 140 kandidatësh do të jenë në listë të hapur.

Sipas këtij institucioni numri i kandidatëve për deputet në listat shumemërore që duhet të paraqesin subjektet zgjedhore sipas qarqeve është përkatësisht: 1. Qarku Berat 7 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 7 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 2. Qarku Dibër 5 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 5 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 3. Qarku Durrës 14 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 14 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 4. Qarku Elbasan 14 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 14 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 5. Qarku Fier 16 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 16 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 6. Qarku Gjirokastër 4 mandate, 1 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 4 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 7. Qarku Korçë 10 mandate, 3 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 10 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 8. Qarku Kukës 3 mandate, 1 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 3 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 9. Qarku Lezhë 7 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 7 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 10. Qarku Shkodër 11 mandate, 4 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 11 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 11. Qarku Tiranë 37 mandate, 12 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 37 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. 12. Qarku Vlorë 12 mandate, 4 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 12 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Në zbatim të dispozitave ligjore, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mundet të jetë më i vogël se numri mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Ky është kushti apo kriteri i parë që duhet të plotësohet në rastin e paraqitjes së listës shumemërore nga subjekti zgjedhor.

Është detyrim për partitë politike që numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në atë zonë.

Gjithashtu, neni 67, pika 2 përcakton se numri i kandidatëve në listën shumemërore qartazi ka edhe një kufi të sipërm.

Sipas kësaj pike, numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën me renditje të fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore pjesëtuar për tre.

U miratua udhëzimi “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e madeleve të kandidimit për zgjedhjet për Kuvend”. Ky udhëzim përcakton rregullat për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit për zgjedhjet për Kuvend.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme