Politika 22 January 2025, 14:41 Nga VNA

Përjashtimet fiskale për hotelet luksoze nxisin përplasje mes Braçes dhe Klosit

Ndaje në Whatsapp
Përjashtimet fiskale për hotelet luksoze nxisin përplasje mes

Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debate mes deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Blendi Klosi, për shkak të një projektligji që propozon zgjatjen e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje deri në fund të vitit 2026. Aktualisht, ligji parashikon përjashtimin nga tatimi për subjektet që marrin statusin special deri më 31 dhjetor 2024.

Braçe kërkoi transparencë mbi numrin e hoteleve që kanë përfituar nga këto lehtësira fiskale, fitimet e tyre dhe mënyrën si janë përdorur këto përfitime. Ai theksoi se favorizimet fiskale kërkojnë llogaridhënie dhe informacion të detajuar për qytetarët.

Klosi mbrojti projektligjin duke theksuar se përjashtimet fiskale janë pjesë e një strategjie për të tërhequr investitorë të huaj dhe për të zhvilluar turizmin elitar në Shqipëri, duke përmendur standardet ndërkombëtare që këto hotele duhet të plotësojnë. Ai shtoi se i gjithë rajoni ndjek politika të ngjashme për të nxitur sektorin e turizmit.

Debati theksoi nevojën për transparencë në raport me përfitimet dhe efektet e lehtësirave fiskale në ekonomi.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme