Politika 23 January 2025, 12:41 Nga VNA

Lapaj dhe Arjan Konomi sulmojne Qorin dhe konfirmojnë se nuk do ketë asnjë aleancë përveç Nismës Thurje

Ndaje në Whatsapp
Lapaj dhe Arjan Konomi sulmojne Qorin dhe konfirmojnë se nuk do ketë

Adriatik Lapaj ka komentuar bashkëpunimin me partitë e reja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai thotë se është ndjerë i refuzuar pasi u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për të treguar pjekuri politike, por ka marrë refuzim të vazhdueshëm.

Lidhur me përplasjen në protestë me militantët e lëvizjes “Bashkë,” Lapaj sqaron se kanë shkuar më shumë njerëz atje dhe jo për protagonizëm. “Unë shkova vetë për të marrë fjalën, nuk vura ndonjë tjetër, ndërsa zotëria pasi pa atë që aktivistët e vet bënë atë që bënë, iku dhe s’u duk më aty dhe s’i doli zot gjësë. Unë s’do lejoja kurrë që ta bënte një njeri atë që bënë me mua. Sepse shqiptari ka besë. Sepse dhe hasmi të vijë te shtëpia jote, nuk trajtohet ashtu,” tha Lapaj, duke përgënjeshtruar Arlind Qorin dhe qëndrimet e tij.

“E kam mbajtur veten që mos të jap modelin e rrugaçit. Më shtynë, se të jetë për forcë…” deklaroi më tej kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet,” duke qartësuar edhe njëherë se bashkëpunimi me forcat e reja opozitare do të jetë i pamundur, përveç se me nismën “Thurje.”

Këto komente Lapaj i bëri teksa bisedonte me ndjekësit në rrjete sociale, së bashku me analistin Arjan Konomi, që tashmë është një nga figurat kryesore të “Shqipëria Bëhet.”

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme