Politika 22 January 2025, 20:16 Nga VNA

KQZ merr edhe 2.5 mld lekë nga buxheti i shtetit për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit

Ndaje në Whatsapp
KQZ merr edhe 2.5 mld lekë nga buxheti i shtetit për organizimin e

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar dhënia e një fondi shtesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim organizimin e zgjedhjeve për Kuvend më 11 maj.

Në vendim thuhet se KQZ në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Sipas qeverisë, 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë shkojnë në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale” dhe  40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Vendimi:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2025,  MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE,  PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikёs 3, tё nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

vijon

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme