Politika 22 January 2025, 17:00 Nga VNA

Rama në Davos flet për parajsën turistike: Vitin 2024 e mbyllëm me rreth 12 mln turistë

Ndaje në Whatsapp
Rama në Davos flet për parajsën turistike: Vitin 2024 e

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e Davosit, foli për transformimin e Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe zhvillimit infrastrukturor, duke vënë në pah rritjen e jashtëzakonshme të numrit të turistëve. "Shqipëria kishte një aeroport praktikisht të shkretuar,” tha Rama, duke kujtuar gjendjen e vendit disa vite më parë. “Duhet të ishe marksist-leninist që të vije tek ne. Kishim vetëm 5 mijë turistë në vit, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse 12 milionë turistë.” Ai vlerësoi përparësinë e të qenit vonë në disa aspekte të zhvillimit. “Kemi disa avantazhe që jemi pas të tjerëve, pasi mund të mësojmë nga gabimet e tyre,” shtoi Rama.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme