Politika 22 January 2025, 21:45 Nga VNA

Primaret në PD shqetësim për ‘grupin’ e Bardhit, Korreshi: Drejtuesit e qarqeve nuk do të futen, koha nuk është në favorin tonë

Ndaje në Whatsapp
Primaret në PD shqetësim për ‘grupin’ e Bardhit,

Primaret janë shqetësimi kryesor i grupit të Gazment Bardhit në Partinë Demokratike. Kjo vihet re në daljet mediatike të kreut të grupit parlamentar të PD apo të deputetëve të tjerë që kanë shprehur rezerva për këtë proces me argumentin se mund të shkaktojnë një përçarje të mëtejshme mes demokratëve.

Ditën e sotme deputeti demokrat, Saimir Korreshi, i cili bën pjesë në grupin e Bardhit, në një intervistë për Report TV shprehu një tjetër skemë duke thënë se drejtuesit e qarqeve të PD-së nuk do t’i nënshtrohen procesit të primareve.

“Pavarësisht se do ketë primare, nuk e di si do të bëhen, sepse statuti nuk e ka të përcaktuar si do të zhvillohen. Drejtuesit e qarqeve nuk do të futen në primare, për aq sa di unë. Ata të tjerët do të futen në primare,” tha Korreshi.

Në fakt, frika e grupit të deputetëve që iu bashkuan me vonesë Berishës, është se primaret mund të përdoren si një mjet hakmarrjeje duke mos i votuar si kandidatë për deputetë. Ky shqetësim vihet re edhe në përgjigjen e deputetit Korreshi, i cili thotë se koha nuk është në favor të PD-së për zhvillimin e primareve.

“Në të gjitha variantet, prapë do të ketë pakënaqësi. Koha nuk është në favorin tonë, duhet parë mirë si do të veprojnë Kryesia dhe Këshilli. Do të ketë primare, besoj. Nëse PD nuk vjen në pushtet, nuk ka rëndësi emrat, por sa e shpërblen Partinë Demokratike me pushtet” - shtoi Korreshi.

Pavarësisht deklaratave të një pjesë të deputetëve që iu bashkuan me vonesë, Berisha e ka konfirmuar se në PD do mbahen primaret. Megjithatë, mbetet për t'u parë si do të veprohet me to, pavarësisht se ndodhemi tre muaj largë zgjedhjeve dhe ende nuk ka një datë se kur do mbahen. Tek e fundit, beteja e vërtetë e PD-së nuk është për të rrëzuar qeverinë, por në dy fronte të tjera: si të riforcohet pushteti brenda partisë nga Berisha dhe si grupi i Bardhit të sigurojë për katër vjet të tjera karriget në Kuvend.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme