Politika 24 January 2025, 13:56 Nga VNA

Xheni Karaj përplaset me Floriana Garon: Hipokrizia e saj është e neveritshme

Ndaje në Whatsapp
Xheni Karaj përplaset me Floriana Garon: Hipokrizia e saj është e

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Xheni Karaj, ka reaguar ashpër ndaj zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo, pas deklaratave të saj për personat transgjinorë.

Karaj publikoi një video që përmbledh momente nga emisioni “Jo vetëm modë” në vitin 2016, ku Garo, atëherë gazetare, intervistonte një vajzë transgjinore me një qasje të mirëkuptueshme dhe mbështetëse. Në kontrast, videoja përmban edhe deklaratat e fundit të Garos gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ku ajo shpreh shqetësim për komunitetin transgjinor, duke i cilësuar si një “kërcënim”.

Sipas Karajt, ky ndryshim qëndrimi tregon hipokrizi dhe mungesë parimesh. “Kjo është vërtet e neveritshme. Lind pyetja: Çfarë ndodh me një njeri brenda pak vitesh që të humbasë logjikën dhe ndjenjën e njerëzillëkut?”, ka shkruar Karaj.

Ajo akuzon Garon për ndjekjen e një narrative të sforcuar politike, duke pretenduar se qëndrimet e saj janë të diktuara nga një axhendë partiake që synon demonizimin e komuniteteve vulnerabël për përfitime politike. “Floriana e vitit 2016 ndoshta po bënte një ‘shou’ për publikun, ashtu siç bën tani, vetëm se skenari i ri është diktuar nga interesat e momentit,” theksoi Karaj.

Në përfundim, aktivistja e akuzoi Partinë Demokratike për adoptimin e narrativave konservatore amerikane, të cilat, sipas saj, synojnë krijimin e tensioneve dhe përçarjes mes njerëzve për përfitime të ngushta politike.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme