Politika 23 January 2025, 21:46 Nga VNA

Berisha mbledh drejtuesit e Tiranës/ Leksione për politikat e reja të Trump, rrezikun e Soros dhe biletat e Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Berisha mbledh drejtuesit e Tiranës/ Leksione për politikat e reja

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe të deleguarit e qarkut të Tiranës. Por në vend të diskutimit për fushatën, Berisha zgjodhi që në nisje të takimit të fliste për dekretet e Presidentit amerikan Donald Trump, të cilat sipas tij nuk i shërbejnë vetëm SHBA-së, por edhe Shqipërisë.

“Të dashur miq, ndryshime të mëdha, të jashtëzakonshme kanë ndodhur këto ditë në timonin e Shtëpisë së Bardhë me inaugurimin e presidentit Donald Trump, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit me votën e lirë.

Këto qëndrime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për SHBA. Por u garantoj se pas SHBA, kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria” - u shpreh Berisha në fjalën e tij.

Më tej, kreu i PD vijoi me komentet për foton e kryeministrit Edi Rama me Alex Soros, ndërsa paralajmëroi këtë të fundit që të largohej me fondacionin e tij nga Shqipëria para zgjedhjeve, ose ndryshe ai do ta mbyllte pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Sot ishte me Aleksis Soros, po foton e tij nuk e kishte publikuar, Aleksis po, Rama jo. Megjithatë unë shfrytëzoj këtë rast t’i kërkoj publikisht Aleksis Soros të konsiderojë mbylljen e Fondacionit të Hapur në Tiranë për veprimtarinë e tij anti-opozitë dhe ta garantoj se një nga dekretet e para të Sali Berishës do të jetë mbyllja e tij pas zgjedhjeve të 11 majit” – u shpreh Berisha.

Kryedemokrati gjithashtu foli për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se Veliaj bleu biletë 150 mijë euro për të shkuar në inaugurimin e presidentit Trump në SHBA.

“I plagosur për vdekje politikisht, numri 2 i kësaj partie, sillet si kufomë politike në Europë dhe SHBA, hapi fjalë dhe jo vetëm hapi fjalë ç’është e vërtetë, por u morën edhe bileta 150 mijë euro, por përfundoi në një festë me ndihmën e personit të vetëm që njoh unë dhe që është tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe që quhet Vangjel Tavo” – tha Berisha.

Pra, për rreth 45 minuta Berisha mblodhi drejtuesit politikë të Tiranës për t’u folur për politikat e Trump, rrezikun e Sorosit dhe hallin e Veliajt, por për Tiranën nuk tha asgjë.

.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme