Politika 24 January 2025, 11:02 Nga VNA

Bujar Leskaj kundër propozimit të Sali Berishës për dorëheqjen e kryetarëve të degëve

Ndaje në Whatsapp
Bujar Leskaj kundër propozimit të Sali Berishës për

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, ka kundërshtuar hapur propozimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për dorëheqjen e kryetarëve të degëve të PD që synojnë të garojnë në primare.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Leskaj thekson se kryetarët dhe sekretarët e degëve janë institucione të rëndësishme brenda PD, të cilët kanë ardhur në pozitat e tyre përmes votës së anëtarësisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Ai vlerëson rolin jetik të kryetarëve të degëve në mbajtjen gjallë të frymës së Partisë Demokratike gjatë viteve të fundit, veçanërisht në procesin e rithemelimit. Sipas tij, kërkesa për dorëheqjen e tyre do të ishte një shkelje e frymës demokratike që partia përfaqëson.

Leskaj propozon që primaret të fillojnë me drejtuesit politikë të qarqeve dhe që këta të fundit të jenë të detyruar të hyjnë në garë ose, në të kundërt, të vendosen në një listë të hapur. Ai nënvizon se kryetarët dhe sekretarët e degëve duhet të mbeten në pozitat e tyre, duke qenë shtylla kyçe e strukturave të partisë në çdo qytet.

Në përfundim, Leskaj apelon për një bashkëpunim të sinqertë mes të gjitha hallkave të PD-së për të shmangur çdo gabim që mund të dobësojë strukturat dhe të favorizojë kundërshtarët politikë. Sipas tij, çdo lëvizje që shkakton përçarje ose destabilizim në parti është e papranueshme në këtë moment kritik.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme