Politika 24 January 2025, 10:10 Nga VNA

“Po kush je ti?”,Preç Zogaj përplaset me Belind Këlliçin për non gratën e Berishës

Ndaje në Whatsapp
“Po kush je ti?”,Preç Zogaj përplaset me Belind

Analisti Preç Zogaj dhe drejtuesit politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për heqjen e mundshme të non-gratës së Departamentit të Shtetit ndaj Berishës. Zogaj u shfaq kritik me Këlliçin që pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Trump nuk solli asnjë lajm, ndërsa Këlliçi u shpreh se prej tre vitesh Zogaj ka thënë se nuk do të hiqet non grata

Preç Zogaj: Xhorxh Sorosi mua nuk më rezultonte as donator i madh i Partisë Demokrate (në SHBA) në këto zgjedhje.

Belind Këlliçi: Jo, është më i madhi. Rreth 130 milionë.

Preç Zogaj: Dëgjo të të them një gjë. Të padisësh Amerikën se është marrë zvarrë nga një milioner... Amerika është shumë drejtë.

Belind Këlliçi: Preç nuk ka njerëz që gabojnë në Amerikë?

Preç Zogaj: Më fal se keni krijuar një fantazëm dhe i bëni qejfin vetes me ca gjëra.

Belind Këlliçi: Kush po i bën qejfin vetes? Janë mbledhur ushtarët e Sorosit dhe kanë marrë një vendim bashkë, janë grup shoqëror dhe në të njëjtën mënyrë do t’i shtypet koka. E ka bërë të qartë ky. Non grata e thesarit ka procedurë më vete, bazohet mbi dokumente dhe shkon..

Preç Zogaj: O Belind, nuk kam debat për këtë punë.

Belind Këlliçi: Nga ana tjetër ke kongresmenin e Nju Jorkut, Liz Ejllin që tre herë i ka shkruar Blinkenit.

Preç Zogaj: Po lëre. S’janë fakte këto, janë muhabete.

Belind Këlliçi: Nuk janë muhabete, janë me shkresa zyrtare.

Preç Zogaj: Ti nuk na the gjë nga Amerika, kë takove, a tha njeri që do ta shohim, nuk keni prodhuar akoma asnjë lajm, do ta prodhojë vetë kryetari i opozitës, ose do të bëjë kërkesë që të shyrtohet rasti i tij, siç ka bërë edhe në Britaninë e Madhe, sepse mos i ndani shumë këto. Mos na ofendoni logjikën këtë po them unë.

Belind Këlliçi: Logjikën ke ti tre vjet që ma ofendon mua. Ke tre vjet që ke thënë që ke frikë ti përmendësh emrin.

Preç Zogaj: Do të vazhdoj, ta them prapë jo tre vjet.

Belind Këlliçi: Ata zyrtarë të korruptuar që rrinë para kompjuterit...

Preç Zogaj: Po kush je ti, kush je ti, që merr...

Belind Këlliçi: Unë jam Belind Këlliçi, në vendin tim jam sovran, jam Belind Këlliçi dhe nuk kam pikën e kompleksit, qoftë amerikan, anglez, francez. Kemi 3 vjet e gjysmë që bëjmë këtë debat bashkë, non ngrata, non grata. Sot vini në studio dhe thoni s’ka vlerë.

Preç Zogaj: Jo e tha Batoni, unë thashë uroj t’ia heqin.

Belind Këlliçi: Shumë mirë se është vendim i lobuar.    / TPZ

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme