Politika 24 January 2025, 13:48 Nga VNA

Edmond Spaho akuzon Grida Dumen se gjatë fushatës së 2021 ka mbledh lek për veten/ Çfarë ndodhi mes dy ish kolegëve demokratë?

Ndaje në Whatsapp
Edmond Spaho akuzon Grida Dumen se gjatë fushatës së 2021 ka

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, dhe ish-deputetja e kësaj partie, Grida Duma, janë përplasur në distancë.

Spaho i është përgjigjur ashpër Grida Dumës, pasi kjo e fundit e ka përmendur në emisionin e saj si një shembull i dështuar në zgjedhjet e vitit 2021.

“A ke fituar ndonjëherë, Grida, sa kohë ishe në politikë?

Unë kam humbur vetëm një herë, në 2017, nga 6 përballje elektorale që kam pasur për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sa jam në politikë, kam mbikëqyrur 5 palë zgjedhje vendore dhe 1 palë zgjedhje të përgjithshme dhe kam humbur 2 herë: kur punova për ty në 2015 dhe në 2023, kur Rithemelimi hyri pa emër, pa vulë, pa fonde dhe pa komisionerë.

Dhe më e rëndësishmja, Grida, unë kurrë nuk kam hyrë në fushata zgjedhore për të mbledhur lekë për vete. Besoj më kupton ku e kam llafin,” shkruan zoti Spaho në Facebook, duke përcjellë edhe pakënaqësitë për ndarjen e drejtuesve politikë në qarqe.

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2021, Grida Duma ishte drejtuese politike për PD-në në Kavajë, ndërsa Edmond Spaho në qarkun e Korçës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme