Politika 24 January 2025, 22:30 Nga VNA

Berisha nuk bën paqe me SPAK dhe pasi merr “leje” për të shkuar në Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk bën paqe me SPAK dhe pasi merr “leje” për

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për News 24 ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani.

Berisha shprehet se do të shkojë në Gjermani për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet.

Berisha deklaroi se vizita në Gjermani nuk shënjon ndonjë gjë ndryshe në raport me SPAK. Ai tha se nuk ka asnjë motiv që të ndalohet të shkojë jashtë vendit.

Berisha: Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh.

Pyetja: A shënjon një moment paqeje midis jush dhe SPAK?

Berisha: Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje.

Kujtojmë se Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, pasi GJKKO ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e kreut demokrat për të mos u paraqitur. GJKKO ka vendosur për kreun demokrat masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për privatizimin e kompleksit Partizani, çështje ku u hetua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme