Politika 24 Janar 2025, 15:04 Nga VNA

Bashkëpunimi me spitalin Izraelit nuk pastron dot imazhin e Onkologjikut

Ndaje në Whatsapp
Bashkëpunimi me spitalin Izraelit nuk pastron dot imazhin e Onkologjikut

  • ‌Modeli që kërkon të implementojë Rama në QSUT duke kopjuar procesin e organizimit për barnat, blerjen dhe menaxhimin e tyre. Premton ndërtim dhe rindërtim godinash.

Sot në mesditë kryeministri Edi Rama prezantoi në Spitalin Onkologjik, projektin e bashkëpunimit me spitalin izraelit “Sheba Medical Center”. Sheba Medical Center (që njihet edhe si Qendra Mjekësore Sheba ose Spitali Tel HaShomer) është një nga institucionet më të mëdha dhe më të avancuara mjekësore në Izrael dhe Lindjen e Mesme. Bashkëpunimin me këtë spital, kreu e qeverisë e prezantoi me shumë tam -tame, madje duke premtuar që QSUT brenda 5 vitesh do kthehet në qendër ekselence teknologjike. Dhe këtë, Rama tha se do t'a bëjë duke kopjuar modelin Izraelit përmes procesit të organizmit të barnave, blerjen dhe menaxhimi ne tyre, përmes një praktike kombëtare. Dhe e gjitha kjo, vjen vetëm pak muaj pasi mjekë dhe infermierë të spitalit Onkologjik akuzohen se iu mohonin trajtimin të sëmurëve, duke i orientuar drejt klinikave private, në mënyrë që të paguanin për shërbime që mund të ishin ofruar falas në spitalin publik. Edhe për këtë Rama kishte një koment, duke i cilësuar :“ një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik, më vjen shumë mirë që rikthehemi me optimizmin dhe garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës në botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cili është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës”. Dhe si zgjidhje pas kësaj situsre ofronte, “forcin kapaciteteve të shërbimit onkologjik, të rrisim standardet dhe të sjellim zgjidhje moderne për shëndetin e qytetarëve”-tha Rama. Kryeministri Edi Rama tha se specialistët e spitalit izraelit “Sheba Medical Center”, me të cilët do të bashkëpunohet për modernizimin e Spitalit Onkologjik, po e bëjnë këtë jo për përfitime personale, por për shkak të ndihmës që shqiptarët kanë dhënë për hebrenjtë gjatë Holokaustit. Për këtë kreu i qeverisë Rama shtoi se synimi është forcimi i kapaciteteve të shërbimit onkologjik, rritja e standardeve dhe sjellja e një zgjidhjeje moderne për qytetarët. “Do ta bëjmë QSUT në 5 vitet e ardhshme, një qendër ekselence teknologjike”, tha Rama. Por a mundet që "Sheba Medical Center " të "lajë" imazhin e Obkologjkut, cilësuar edhe nga vetë Rama, si grup i struktura kriminal? Kjo mbetet për t'u parë pasi në fakt vetë Sheba Medical Center është një nga institucionet më të mëdha dhe më të avancuara mjekësore në Izrael dhe Lindjen e Mesme. Ajo ndodhet pranë qytetit Ramat Gan, afër Tel Avivit. E themeluar në vitin 1948, Sheba është një spital lider në kujdesin shëndetësor, kërkimin shkencor, dhe arsimin mjekësor. Ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë trajtime për sëmundje të rralla, kujdes kardiologjik, neurologji, onkologji, ortopedi dhe më shumë. Sheba ka një nga qendrat më të mëdha dhe më të njohura të rehabilitimit në rajon, duke ofruar trajtime pas operacioneve, aksidenteve, ose sëmundjeve kronike.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme