Politika 24 January 2025, 14:26 Nga VNA

Berisha paralajmëron protesta globale për të drejtën e votës së emigrantëve

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron protesta globale për të drejtën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme para ambasadave shqiptare në mbarë botën, nëse emigrantëve pa dokumente shqiptare nuk u njihet e drejta e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha kërkoi që Kuvendi të miratojë një amendament që u lejon emigrantëve përdorimin e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë për të votuar. Ai theksoi se në rast të mosmiratimit të këtij amendamenti, Partia Demokratike do të kushtëzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Duke bërë thirrje për veprime konkrete, Berisha u shpreh:

“Ftoj KQZ-në të ndërmarrë hapa zyrtarë dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi ky është një detyrim madhor. Përndryshe, do të organizojmë protesta të fuqishme para ambasadave shqiptare, por edhe më gjerë.”

Ai i cilësoi institucionet shqiptare si përfaqësuese të një “narkoshteti”, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për t’i mohuar emigrantëve të drejtën e votës. Sipas Berishës, përjashtimi i tyre nga procesi zgjedhor është një padrejtësi që prek mbi 1 milion shqiptarë jashtë vendit.

Berisha paralajmëroi nisjen e një lëvizjeje globale të mosbindjes civile për të kundërshtuar regjimin aktual, duke theksuar se frika e qeverisë ndaj votës së emigracionit është një shkelje e rëndë e të drejtave demokratike.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme