Politika 24 January 2025, 22:24 Nga VNA

Bardhi këshillë Berishës: Primaret duhen zhvilluar me etikë që mos të ketë destabilizim në PD

Ndaje në Whatsapp
Bardhi këshillë Berishës: Primaret duhen zhvilluar me etikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është shprehur sërish që Primaret do të duhet të zhvillohen me rregulla të qarta që në fillim në mënyrë që të mos sjell destabilitet. Në intervistën për RTSH, Bardhi tha se procesi do të duhet të bëhet që në fund të gjithë të jenë të lumtur.

“Besoj se statuti do të zbatohet, përsa kohë që nuk është ndryshuar. Ajo që po diskutohet dhe po tregohet shumë kujdes është që nga ky process i brendshëm të mos ketë pasoja që destablizojnë PD-në. Kjo kërkon që çdo garë e brendshme të bëhet me rregulla të qarta që në nisje, me etikën e duhur dhe me transparencë. Procesi duhet të jetë që në fund të gjithë të jenë të lumtur. Nëse do ketë të palumtur atëherë kjo do të ndikojë në rezultatin final të PD. Qëllimi final i këtij procesi nuk duhet të jetë se kush do të bëhet deputet, por fitorja e PD-së. Jo si do quhen 75 emrat e kandidatëve të PD” – u shpreh Bardhit.

Deklarata e kreut të grupit parlamentar të PD me gjasë është një mesazh për Berishën. Kujtojmë se ky i fundit nuk mori parasysh prononcimiet medatike të grupit të Bardhit që Primaret të mos mbahen, pasi i druhen një hakëmarrjeje nga ana e anëtarëve të Berishës duke mos i votuar për kandidatë për deputetë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme