Politika 25 January 2025, 14:31 Nga VNA

Ndarja nga jeta e Janullatos/ Begaj dhe Meta ngushëllime që pa gdhirë, Rama i përcjell nga aktiviteti i Bektashinjve, mungon i Berishës

Ndaje në Whatsapp
Ndarja nga jeta e Janullatos/ Begaj dhe Meta ngushëllime që pa

Lajmi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka sjellë reagime nga krerët e politikës shqiptare.

Ndër të parët që reaguan ishin Presidenti Bajram Begaj dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilët kanë ngushëlluar pa u gdhirë për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, në mënyrë ironike ngushëllimet i përcolli gjatë aktivitetit për 95-vjetorin e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve: “I bashkohem shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe, duke uruar që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë.” - tha Rama.

I vetmi që nuk ka reaguar ende është kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Duke pasur parasysh që para disa ditësh ish-kryeministri i uroi shërim të shpejt Kryepeshkopit kur ishte i shtruar në spital, me shumë mundësi vonesa e ngushëllimit për vdekjen mund të jetë ende në zyrën e medias për t’u shqyrtuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme