Politika 25 January 2025, 09:13 Nga VNA

Nga Karaibet në Gabon e Madagaskar/ Ja vendet ku shqiptarët kanë kërkuar që të votojnë në 11 maj

Ndaje në Whatsapp
Nga Karaibet në Gabon e Madagaskar/ Ja vendet ku shqiptarët kanë

Diaspora shqiptare është duke shfaqur një interes të madh për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke mundësuar për herë të parë votimin pa u kthyer fizikisht në Shqipëri.

Deri tani janë regjistruar mbi 65 mijë kërkesa, nga të cilat rreth 41 mijë janë miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Shtetet me numrin më të madh të kërkesave përfshijnë Italinë, Greqinë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian. Interes të madh kanë shfaqur edhe shqiptarët që jetojnë në shtete të tjera si Kanadaja, Australia, dhe disa ishuj të largët, përfshirë Anguilas në Karaibe, që ka regjistruar 49 aplikime.

Sa i përket kontinentit afrikan aplikime janë marrë nga Algjeria, Afrika e Jugut, Angola, Zambia, Kongo e Gaboni. Një tjetër kontinent ku interesi i shfaqur, edhe pse në nivele thuajse të papërfillshme, ka qenë ekzistent është Amerika Latine. Shqiptarët që kanë aplikuar për të votuar ndodhen në shtete si Kolumbia, Argjentina, Brazili dhe Kili.

Vende të tjera që mund të përmenden, nga ku shqiptarët kanë shfaqur interes zgjedhor janë India, Kazakistani, Taxhikistani, Tajlanda, Bangladeshi, Mongolia, Vietnami, Filipinet apo Madagaskari. Aplikimet për votuesit nga diaspora do të jenë të hapura deri më datën 4 mars 2025, dhe secili që refuzohet, deri në këtë datë, ka të drejtë ta provojë përsëri.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme