Politika 25 January 2025, 22:01 Nga VNA

Zgjedhjet e 11 Majit, kandidatë për deputet pjesë e ish Sigurimit të Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 11 Majit, kandidatë për deputet pjesë e ish Sigurimit

  • ‌Autoriteti i Dosjeve pohon: S'ka interes për verifikimin e kandidatëve nëse kanë dosje tek ish Sigurimi Shtetit.

"Ka një lloj hipokrizie për verifikimin e kandidatëve lidhur me të kaluarën e tyre në ish-Sigurimin e Shtetit.”-pohon Kryetarja e AIDSSH, Genta Sula.

AIDSSH është gati të verifikojë kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, por Znj. Sula thekson: “Ne vihemi në lëvizje vetëm pas kërkesës së partive politike. Pa këtë, procesi nuk mund të nisë.”

Ajo kujtoi se edhe vetëdeklarimi i kandidatëve, i propozuar gjatë Reformës Zgjedhore, është anashkaluar pa debat.

Listat

Partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve dhe vetë kandidatët duhet të japin detaje si gjeneralitetet dhe vendet e punës për një verifikim të saktë.

“Me 40 subjekte politike dhe mbi 140 kandidatë, procesi bëhet i komplikuar. Ne duhet të përdorim çdo burim të mundshëm, përfshirë edhe kërkesat nga media,” tha Sula.

Të dhënat

Të dhëna shqetësuese nga e kaluara

Autoriteti ka zbuluar përfshirje serioze të ish-anëtarëve të Sigurimit në Kuvendin e parë të pas-komunizmit. Sula e krahasoi situatën me Gjermaninë, ku të tillë persona nuk u toleruan në proceset demokratike.

Lind pyetja: A janë penguar proceset demokratike në Shqipëri nga të njëjtët njerëz?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme