Politika 25 Janar 2025, 18:29 Nga VNA

ISKK kërkon shfuqizimin e ligjit për Dëshmorët e Atdheut. Ndryshim edhe të 5 Majit !

Ndaje në Whatsapp

  • ‌Instituti për Krimet e Komunizmit ka propozuar Kuvendit shfuqizimin e ligjit të vitit 2018 "Për statusin e dëshmorit të Atdheut".

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të shfuqizojë Ligjin nr. 109/2018 "Për statusin e dëshmorit të atdheut" dhe të hartojë një ligj të ri, të pastruar nga ndikimet ideologjike komuniste. Sipas ISKK-së, regjimi komunist e përdori konceptin e dëshmorit si një instrument propagandistik për qëllime politike, duke ideologjizuar këtë status. Në rekomandimin e tij, ISKK sugjeron që ligji i ri të përcaktojë qartë se statusi i dëshmorit duhet t'u jepet vetëm personave që kanë bërë sakrificën sublime duke qenë ligjërisht në shërbim të atdheut. Gjithashtu, propozohet ndryshimi i datës së përkujtimit të dëshmorëve, duke e shkëputur atë nga kriteret ideologjike. Reagimet Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik. Kundërshtitë shkojnë deri në atë pikë sa gjykohet që kjo është një përpjekje për të rishikuar historinë dhe për të hequr ndikimet ideologjike nga ligjet aktuale. Madje në shtypin e shkruar ka kundërshtime deri aty sa e konsiderojnë si një veprim që cenon nderimin e atyre që kanë dhënë jetën për atdheun.

Studimet Gjatë punës së tyre studimore, kërkuesit shkencorë të ISKK-së kanë gjetur dokumente që dëshmojnë se regjimi komunist e përdori konceptin e dëshmorit të atdheut si një instrument propagandistik për interesa politike të tij. Këto dokumente – vendime, ligje, udhëzime, të cilat dëshmojnë si Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH) i përdori të rënët në luftë për qëllimet e saj, duke e ideologjizuar konceptin e dëshmorit, prezantohen në këtë raport së bashku me një analizë dhe kontekst historik”.- Ky ka qenë thelbi i një rezolute që kreu ekzekutiv i ISKK-së, Çelo Hoxha.“Dëshmorët e shpallur me vendime të institucioneve të regjimit komunist janë dëshmorë ideologjikë, që u përdorën nga regjimi komunist për interesat e tij politike. Ata përfaqësonin njërën anë të konfliktit civil që u zhvillua në Shqipëri në periudhën 1943-1944”, thuhet në një nga rekomandimet në raportin e ISKK dërguar Kuvendit. Në rekomandim e ISKK-së, kërkohet edhe rishikimi i datës së përkujtimit të dëshmorëve, pasi në këtë datë nuk mund të ketë një nderim edhe për ata që u vranë si pasojë e asaj që tashmë historianët e kanë konsideruar si “luftë civile”. Lidhur me numrin e ta vrarëve gjatë asaj që tashmë njihet si “Lufta civile”, ISKK sjell në vëmendje identifikimin e viktimave të regjimit komunist botimin e Fjalorin Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist, ku numërohen 2254 të vrarë si pasojë e këtij konflikti civil mes forcave partizane dhe forcave nacionaliste. “Vazhdimi i kësaj procedure, kur një pjese të popullsisë i duhet të nderojë vrasësit e 2254 familjarëve të tyre është një procedurë reminishente e diktaturës që nuk i bën asnjë nder Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk ndihmon në mbylljen e plagëve të së shkuarës dhe pajtimit kombëtar”, thuhet në rekomandimin e ISKK drejtuar Kuvendit. Dokumentet Këto kohë ISKK ka publikuar dokumente. Sipas ISKK ekziston një dokument që tregon se më 1979 e kishin statusin e dëshmorit 5000 vetë, ndërsa publikisht thuhej se janë 28.000. Dokumenti nr. prot. 103, datë 5.3.1979, “Propozohet zgjerimi i përkufizimit dëshmor të Luftës Nacionalçlirimtare”, është hartuar nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve dhe Luftës së Popullit Shqiptar dhe i drejtohet Kryesisë së Këshillit të Ministrave. Dokumenti mban firmën e presidentit të Komitetit, Ndreçi Plasari. Ky Institut gjithashtu ka publikuar një tjetër dokument të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, dërguar Këshillit të Ministrave, ku propozonin ndryshimin e përkufizimit ligjor për dëshmorët. Sipas Komitetit, numri i dëshmorëve me status ishte 5.000, kurse publikisht thuhej, thoshte komiteti, 28.000. Sipas ISKK “shqetësimi i vetëm i Komitetit ishte shtimi i numrit të dëshmorëve, jo vlerësimi i njerëzve të rënë në luftë”. Këshilli i Ministrave inforrmoi Komitetin Qendror të PKSH për propozimin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve, më 25.2.1980, me shkresën nr. prot 557, “Dërgohet relacioni për ndryshimin e përkufizimit “Dëshmor i Atdheut””. Në shkresën e qeverisë thuhet se “si Republikë janë shpallur rreth 6000 dëshmorë, kurse zyrtarisht në dokumente të ndryshme është thënë se gjatë Luftës Nacionalçlirimtaree populli shqiptar ka dhënë 28.000 dëshmorë.” Në dy dokumente të dala brenda pak muajsh jepen dy shifra të ndryshme, ndërsa shifra propagandistike, e cila është e sajuar, është e pandryshuar. Aktualisht drafti me rekomandimet e ISKK-së është në Kuvend. Asnjëra palë politike, qoftë PD apo PS, ende nuk ka reaguar mbi fatin e këtyre rekomandimeve. Por mesa duket do vijojë që edhe gjatë kësaj legjislature të flejë në sirtarët e Kuvendit.

Rekomandimet e ISKK-së

  • ‌Të abrogojë Ligjin nr. 109/2018, “Për statusin e dëshmorit të atdheut”.
  • ‌Të hartojë një ligj të ri të pastruar nga fryma ideologjike komuniste në konsultim me ekspertët shkencorë të ISKK dhe institucione të tjera studimore.
  • ‌Në ligjin e ri sanksionet që statusi i dëshmorit jepet vetëm për persona që bëjnë sakrificën sublime duke qenë ligjërisht të vendosur në shërbim të atdheut.
  • ‌Të ndryshojë datën e përkujtimit të dëshmorëve me një datë të përcaktuar jo mbi kritere ideologjike (kjo dhe si detyrim që buron nga rekomandimi në pikën 8 të rezolutën “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri,” 30.10.2006).
  • ‌T’u japë të njëjtin status të gjithë të vrarëve në periudhën 8 nëntor 1941-29 nëntor 1944, të cilët nuk kanë qenë juridikisht në shërbim të shtetit shqiptar.
  • ‌T’u njohë statusin e dëshmorit të gjithë të vrarëve nga komunistët (ose formacione të tjera të armatosura) në periudhën 8 nëntor 1941-29 nëntor 1944, të cilët kanë qenë ligjërisht të ngarkuar në shërbim të institucioneve shtetërore, civile ose ushtarake.
  • ‌Të caktojë një datë përkujtimore për të rënët në luftën civile.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme