Politika 25 January 2025, 18:49 Nga VNA

PD pretendime për votën e emigrantëve dhe votimin elektronik. A po “gatuhet” kërkesa për shtyrje të datës së zgjedhjeve?

Ndaje në Whatsapp
PD pretendime për votën e emigrantëve dhe votimin elektronik. A

Me dy qëndrime të koordinuara brenda pak ditësh, PD ka ndryshuar qasjen e saj ndaj zgjedhjeve të 11 majit, duke hequr dorë nga kompromisi për të qenë pjesë e procesit të organizimit të zgjedhjeve. Hapi i parë ishte qëndrimi refraktar ndaj ndryshimeve të rëna dakord më parë me PS për çështjen e votës së emigrantëve. Pasi gjetën konsensus jashtë syve të publikut, tashmë PS dhe PD kanë ngecur në detajet formale që priteshin të votoheshin javën e ardhshme. Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të bashkojë votat e saj me PS-në nëse nuk plotësohen kërkesat e PD-së, gjë që mesa duket do ta çojë në kolaps dhe ta bëjë të pazgjidhshme teknikisht mundësinë e votimit të diasporës.

Ndërkaq sot, Ivi Kaso, në emër të PD-së, ka kontestuar dhe votimin elektronik. “Për Partinë Demokratike, pajisjet për votim e bëjnë të pabesueshëm procesin zgjedhor, ndaj më 11 maj nuk mund të ketë votim dhe numërim elektronik” – deklaroi sot në një konferencë për shtyp Ivi Kaso, duke shënuar hapin e dytë të demokratëve drejt kontestimit të procesit zgjedhor.

Është ende e paqartë pse PD, gati 3 muaj para zgjedhjeve, nxjerr pretendime të tilla për çështje teknike të cilat mund dhe duhet të ishin zgjidhur kohë më parë. Sali Berisha dhe PD kanë në krye të KQZ-së Celibashin, personazh që haptas ka mbështetur këtë grupim në pretendimet teknike për proceset zgjedhore. Për më tepër nënkomisionerja, Lealba Pelinku mbështetëse publike e Sali Berishës ka vetëm një detyrë me ligj - të organizojë dhe zbatojë votimin elektronik, ndaj PD i ka te gjitha garancitë për këtë.

Një mundësi është ajo e kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve. Demokratët janë të bindur se me administratën e re do të mund të heqin “non grata”-n për Sali Berishën dhe familjen e tij, e ndoshta deri në vjeshtë kanë shpresë se mund ta realizojnë këtë. Se sa mund të ndodhë në të vërtetë kjo, mbetet për t’u parë, pasi spekulimet për tema të tilla kanë qenë gjithmonë prezente në politikën shqiptare. Ajo që mbetet është qëndrimi që do të mbajë Edi Rama dhe mazhoranca për pretendimet e PD-së dhe qasjen e re për shtyrjen e mundshme të ditës së zgjedhjeve. Një situatë e ngjashme ishte ajo që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2017, kur pas shumë presionesh PD hyri në qeveri me Edi Ramën dhe arriti të shtyjë ditën e zgjedhjeve. Edhe pse rezultati doli ai që të gjithë e dinë.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme