Politika 26 January 2025, 15:58 Nga VNA

5000 firma për tu rregjistruar për zgjedhje/ Arlind Qori nis mbledhjen e firmave

Ndaje në Whatsapp
5000 firma për tu rregjistruar për zgjedhje/ Arlind Qori nis mbledhjen

Arlind Qori, përfaqësues i Lëvizjes Bashkë, ka nisur zyrtarisht mbledhjen e 5,000 firmave të nevojshme për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend duhet të sigurojnë mbështetjen e të paktën 5,000 zgjedhësve në shkallë kombëtare.

Gjatë një deklarate për mediat, Qori theksoi rëndësinë e përfshirjes qytetare në këtë proces:

“Forca jonë janë qytetarët, dhe kjo është motoja jonë. Kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari të ndershëm, që beson në potencialin për të transformuar një herë e mirë Shqipërinë. Lëvizja Bashkë është më shumë se një parti elektorale.”

Përveç Qorit edhe “Nisma Thurje” dhe "Shqipëria bëhet" pritet të ndjekin të njëjtën procedurë për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Procesi i mbledhjes së firmave shihet si një mundësi për të dëshmuar mbështetjen qytetare dhe për të promovuar alternativat politike të reja.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme