Politika 27 Janar 2025, 16:08 Nga VNA

Administrata në Shkodër nën presion për votën e diasporës

Ndaje në Whatsapp
Administrata në Shkodër nën presion për votën e
  • BIRN: Punonjësve iu kërkohen lista dhe kontakte

SHKODËR- Pas përmbysjes elektorale të vitit2023, kur socialistët me Benet Becin si kandidat fituan për herë të parë Bashkinë e Shkodrës, qarku duket se është kthyer në një nga fushëbetejat elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për të siguruar shumicën e 11 deputetëve që dalin nga kjo zonë – dikur e dominuar nga Partia Demokratike – palët janë duke investuar në mbledhjen e votave të diasporës, të cilës i është mundësuar për herë të parë votimi. Po i çojnë të vdekurit nga varri për vota, jo më emigrantët,” thotë një mësuese nga Vau i Dejës për BIRN, pa dashur të identifikohet me emër. “Nuk jam kontaktuar nga eprorët, por nga vetë nxënësit, të cilët më kanë kërkuar që t’u gjej miq e shokë në Itali,” shtoi ajo. Mësuesja thotë se kjo ishte një situatë e pritshme, pasi më herët partitë politike i sillnin emigrantët me avionë e autobusë për të votuar në Shqipëri.  “Zgjedhjet e kaluara sollën më shumë se 2000 emigrantë për të votuar në Vaun e Dejës me çdo shpenzim të mbuluar,” shtoi ajo. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi për herë të parë që të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë balancat elektrorale në vend. Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, Partia Socialiste në Bashkitë e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Vaun e Dejës  po përdor punonjësit e administratës publike për të ndikuar votën e të afërmve të tyre në emigracion. Një praktikë e ngjashme denoncohet se po ndiqet edhe në bashkinë e Pukës që drejtohet nga demokratët. Përmes intervistave të veçanta, një duzinë me punonjës të administratës me profesion infermierë, mësues apo nëpunës vendorë i thanë BIRN se ishin urdhëruar të dorëzonin lista me kontakte emigrantësh; ndërsa një pjesë thanë se “ndjeheshin nën presion” për këtë. Por kryebashkiaku Benet Beci, njëkohësisht drejtues i PS-së në Shkodër i mohoi akuzat. “Nuk ka asnjë presion ndaj askujt. Shembujt i keni konkret në Bashkinë Shkodër,” tha Beci për BIRN, duke iu referuar faktit se nuk kishte shkarkuar nga detyra mbështetësit e opozitës. Ai tha se kërkesa për kontakte ishte diçka që u ishte përcjellë strukturave të PS-së me qëllim:  “Angazhimin e anëtarësisë dhe kontaktin e çdo shqiptari të mundshëm për të shpalosur platformën tonë”. Por ndryshe nga kryebashkiaku, punonjës të administratës thonë se prej tyre kërkohet që të sigurohen vota në diasporë. “Që në muajin dhjetor, na është lënë afat dhe për dy javë duhet të garantojmë 10 persona që jetojnë jashtë. Urdhri është i tillë: Emër, mbiemër, numri i telefonit, shteti, qyteti apo provinca ku jetojnë, dhe kërcënohemi me largim nga puna nëse nuk i sigurojmë,” tha një punonjës i Bashkisë Malësi e Madhe. Një tjetër punonjës i po kësaj bashkie tha se presioni në zonat rurale ishte më i madh, pasi emigracioni aty është më masiv. “Në zonat rurale, metoda është përmes kërcënimeve për vendin e punës. Ne e dimë që kjo funksionon, pasi tani fuqia e kërcënimit shkon jashtë Shqipërisë. Nëse një votues është jashtë, tani ai votues kontaktohet përmes familjarëve që duan një legalizim, një vend pune, një subvencionim për bujqësinë apo një leje ndërtimi,” tha ai. Një skemë e ngjashme u denoncua se po përdorej edhe në Pukë, njëra prej pak bashkive të drejtuara nga opozita. Një punonjës i administratës denoncoi se ishte thirrur dhe i ishte kërkuar të garantonte votën e të afërmve emigrantë për Partinë Demokratike. Denoncuesi i tha BIRN se atyre u ishte vënë përpara një listë e bërë gati me të afërm dhe u ishte kërkuar t’i kontaktonin. “Na kanë thirrur një më një, na kanë gjetur gjithë familjarët që kemi jashtë dhe na kanë kërkuar t’i kontaktojmë për të votuar Partinë Demokratike”, tha një punonjës i administratë lokale. Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, e mohoi këtë akuzë. “Mazhoranca tenton të na veshë skemat e veta, pasi të gjithë po shohin çfarë bëjnë ata me pushtetin”, tha Dodaj, që pretendoi se deri tani nuk ishte përfshirë fare në fushatë./ Marrë nga Reporter.al

Video

Kur jeta të gjunjëzon dhe duket sikur ke humbur gjithçka e vetmja rrugë është të mos dorëzohesh por të ecësh përpara 26-vjeçari Mauro Glorioso, i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të janarit 2023 te Murazzi në Torino, sot është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në spitalin “Le Molinette”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen midis 20 dhe 21 janarit 2023, kur Mauro ndodhej me disa miq buzë lumit Po, në pritje për të hyrë në një lokal. Ai u godit nga një biçikletë elektrike që ishte hedhur nga lartësia e argjinaturës së Murazzit dhe mbeti i plagosur shumë rëndë. Për këtë aksident, një vajzë 20-vjeçare u dënua në shkallën e parë të gjyqit. “Është një emocion i madh, një rrugëtim i gjatë — është e bukur ndjesia kur arrin objektivin tënd, pavarësisht gjithçkaje,” tha Mauro. “Kam mësuar të përballem me një problem në një kohë: i pari ishte të diplomohem, tani mund të mendoj për të ardhmen dhe projektet e mia.”

Trump dhe Orban “ironi" me gazetarët: Ato janë “fake news” Sot, më 7 nëntor 2025, kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Orbán kërkoi përjashtim nga sanksionet amerikane për importet e energjisë ruse, për shkak të varësisë së Hungarisë nga gazi dhe nafta e Rusisë. U diskutuan gjithashtu çështje të bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe të mbrojtjes. Orbán promovoi idenë e një takimi të ardhshëm SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë. Në përfundim të takimit, Trump dhe Orban zhvilluan një konferencë për mediat, ku ndër të tjera me ironi deklaruan se disa media, konkretisht referuar pyetjes së gazetares së NBC, se bëjnë fake news.

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin Timon të Brazilit, ku një burrë hodhi shkrepësen në tokë pranë një pike karburanti, duke shkaktuar flakë që për pak do ishte kthyer në tragjedi. Pamjet filmike tregojnë momentin kur flaka përhapet me shpejtësi pranë pompave dhe një kamioni që po furnizohej me karburant. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të një punonjësi që përdori menjëherë zjarrfikësin, askush nuk u lëndua. Sipas mediave lokale, punonjësit kishin paralajmëruar më herët klientët të qëndronin larg zonës së rrezikshme gjatë furnizimit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta për mungesën e kujdesit dhe rrezikun që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Nga poshtë ballkonit tek zyra e Ramës- Berisha paralajmëron revolucionin e ri demokrat.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme