Politika 27 Janar 2025, 15:11 Nga VNA

Parlament/ PSD dhe PDIU bashkoi votat me PS-në 8 herë

Ndaje në Whatsapp
Parlament/ PSD dhe PDIU bashkoi votat me PS-në 8 herë

Partia Social-Demokrate (PSD), Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) me Partinë Socialiste (PS) kanë bashkuar votat 8 herë në Kuvend për çështje si: miratimi i programit politik të qeverisë në shtator 2021 dhe buxhetet nga 2021 deri në 2025. Të dhënat vijnë nga Kuvendi, për Komisionitën Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në përgjigje të një kërkesë për informacion që ka kërkuar së fundmi.  KQZ ka kërkuar nga Kuvendi që të dërgojë letrën me të gjitha rastet kur këto dy parti kanë bashkuar votat me socialistët. Kuvendi i ka kthyer përgjigje KQZ se sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS. Sipas shkresës së Kuvendit rezulton se këto dy parti i kanë bashkuar votat 8 herë me socialistët për të miratuar pro0gramin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.

  • Përgjigjja e Kuvendit: I nderuar zoti Komisioner Në përgjigje të shkresës Suaj me nr. prot. 323, datë 17.1.2025 në të cilën kërkohet vënia në dispozicion e qëndrimeve të shprehura në votë të deputetëve të Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), në votëbesimin e qeverisë, ligjin e buxhetit, etj., gjatë periudhës së legjislaturës 2021-2025, Ju dërgojmë dokumentacionin arkivor si mě poshtë:-
  • -Procesverbalin për votimin e projektvendimit "Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit Ministrave", datë 16 shtator 2021, bashkëlidhur dhe fletët e votimit.
  • -Procesverbalin për votimin në parim të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2022", bashkëlidhur edhe fletët e votimit.-Procesverbalin për votimin në tërësi të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2022", bashkëlidhur edhe fletët e votimit.-Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2023".Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2023".
  • -Votimi në parim dhe në tërësi i projektligjit "Për buxhetin e vitit 2024" për shkak të situatës se krijuar gjatë seancës plenare u zhvillua me kartonë dhe nuk disponojmě votimin individual të deputetëve.
  • -Bashkëlidhur procesverbali i seancës plenare të datës 7 dhjetor 2023 dhe procesverbali i seancës plenare të datës 21 dhjetor 2023.
  • -Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2025". Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2025".

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme