Politika 27 January 2025, 13:55 Nga VNA

Berisha flet për dorëheqjen e 5 kryetarëve të degëve/ Paqartësi mbi pjesëmarrjen në primare

Ndaje në Whatsapp
Berisha flet për dorëheqjen e 5 kryetarëve të degëve/

Mesa di unë, kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë degësh të cilët do të marrin pjesë në primaret që priten të zhvillohen në PD. Kështu deklaroi sot Sali Berisha, i cili e përjashtoi që një kryetar në detyrë të marrë pjesë në primare, pa saktësuar ende datën se kur do të zhvillohen këto primare.

Sali Berisha sërish nuk dha një përgjigje të qartë nëse drejtuesit politikë të qarqeve do të marrin pjesë në primare apo jo. Sipas tij, këtë do ta vendosë Këshilli Kombëtar i PD. Eksperienca ka treguar se, kur do të shmangë një vendim autoritar, Sali Berisha e delegon këtë përgjegjësi te Këshilli Kombëtar, i cili është plotësisht në kontrollin e tij. Me gjasë, drejtuesit politikë do t’i nënshtrohen dhe ata primareve, duke e bërë listën e ardhshme të kandidatëve për deputetë të PD një “pronë” ekskluzive të kryetarit të saj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme