Politika 27 January 2025, 16:15 Nga VNA

Banka Shtetërore/ Tabaku akuzon qeverinë: Firmë piramidale shtetërore

Ndaje në Whatsapp
Banka Shtetërore/ Tabaku akuzon qeverinë: Firmë piramidale

"Firmë piramidale shtetërore"- kështu e konsideron deputetja Jorida Tabaku krijimin e  Bankës Shtetërore. Tabaku deklaron se kjo nismë e qeverisë është për të financuar projekte të dështuara si inceneratorët dhe për të ngritur një piramidë mbi shpinën e qytetarëve. “Banka Shtetërore është skema falimentit! Në Shqipërinë  2025, ku qeveria ka kapur çdo hallkë të shtetit, tani po shfaqet një tjetër projekt absurd: krijimi i një Banke Shtetërore. Po, e lexuat saktë! Në një vend ku sektori bankar privat është ndër më të zhvilluarit në rajon, qeveria ka vendosur të ndërhyjë aty ku nuk ka vend. Dhe përse? Për të ushqyer një tjetër mekanizëm klientelist, për të financuar projekte të dështuara si inceneratorët, për të krijuar një piramidë të re mbi shpinën e qytetarëve. Pse një bankë shtetërore? Pse tani? Kur kemi privatizuar të gjithë sektorin bankar 15 vite më parë dhe kur bankat private kanë arritur standarde të larta, çfarë mund të bëjë kjo bankë që sektori privat nuk e bën? Përgjigjja është e thjeshtë: një bankë që nuk është për zhvillimin e qytetarëve, por për interesat e oligarkëve që kërkojnë një tjetër mekanizëm për të shtrydhur fondet publike. 1. Financim për të paprekshmit: Kur bankat private refuzojnë të japin kredi për projekte të rrezikshme apo kompani pa garanci, Banka Shtetërore do jetë aty. Për inceneratorët. Për “miqtë.” Për skemat e mëdha që dështojnë. 2. Rrënimi ekonomisë: Çdo dështim i kësaj banke do të thotë humbje e fondeve publike, dhe në fund kush paguan? Ju, qytetarët, që sot luftoni për të mbijetuar mes taksave dhe inflacionit. 3. Kapja totale e shtetit: Pasi kanë privatizuar portet, aeroportet, dhe kanë dhënë me koncesion çdo gjë që ka vlerë, tani kërkojnë të futen në sistemin bankar – sektori i vetëm që funksionon pa ndërhyrje shtetërore. Kjo është një grabitje ekonomike, e bërë hapur. Ajo që po ndodh nuk është zhvillim, është megallomani dhe abuzim me pushtetin. Kjo qeveri po ndërton një “firmë piramidale shtetërore” me rrezik të madh për financat tona. Nga historia e dimë ku na çojnë skemat e tilla. Dhe nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri!”, shkruan Tabaku.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme