Politika 28 January 2025, 14:49 Nga VNA

Berisha paralajmëron protestë kombëtare më 8 shkurt: “Do të jetë më e fuqishmja që Shqipëria ka parë ndonjëherë”

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron protestë kombëtare më 8 shkurt:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një protestë kombëtare më 8 shkurt, duke e cilësuar atë si një nga tubimet më të mëdha dhe më të fuqishme në historinë e vendit.

Gjatë një konference për mediat, Berisha i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës në këtë protestë, duke denoncuar ashpër qeverinë aktuale.

“Ditën e shtunë, më 8 shkurt, shqiptarët do të ngrihen në këmbë për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grup kriminelësh që kanë bërë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. Ky regjim ka shkaktuar dëme të mëdha dhe po përpiqet të vazhdojë me abuzimet e tij të pashtershme,” deklaroi ai.

Berisha theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive të qytetarëve, duke bërë apel që “e gjithë Shqipëria të jetë në Tiranë” për t’i treguar qeverisë kundërshtimin e popullit ndaj, siç ai e cilësoi, “keqqeverisjes dhe grabitjes së pasurisë kombëtare”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme