Politika 27 January 2025, 20:44 Nga VNA

Paralajmërimi i gazetarit izraelit: Në Shqipëri mund të zhvendosen rreth 100 mijë banorë të Gazës

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi i gazetarit izraelit: Në Shqipëri mund të
Qeveria në Tiranë dhe administrata e Trump janë në bisedime për të zhvendosur deri në 100 mijë banorë të Gazës në Shqipëri. Gazetari i njohur izraelit, Amit Segal, me anë të një postimi në rrjetin social X shprehet se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe opsionet janë Shqipëria dhe Indonezia. “Stacioni i radhës - Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për zhvendosjen e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burime izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme” – shkruan gazetari Amit Segal. Ky lajm vjen pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, para disa ditësh paralajmëroi se banorët e Gazës mund të largohen që aty drejt Egjiptit ose vendeve të tjera. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë ky do jetë rasti i katërt që Shqipëria pranon emigrantë të mbetur mes katër rrugëve. Rastet e mëparshme janë opozita iraniane që strehohet në vendin tonë, emigrantët afganë të ardhur pas rikthimit të Talebanëve në pushtet, si dhe emigrantët e paligjshëm që Italia po i sjell në Shengjin.  

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme