Politika 27 Janar 2025, 21:34 Nga VNA

Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’

Ndaje në Whatsapp
Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë

Ndryshimet në ligjin për ‘investimet strategjike’ parashikojnë heqjen e kufizimeve sektoriale për të aplikuar për statusin – ndryshime që, sipas opozitës, do të përdoren për të ndërtuar kulla. 

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të kompetencës për dhënien në përdorim të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi.

Ndryshimet, të iniciuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, u mbështetën edhe nga përfaqësues të qeverisë në komision dhe nga Këshilli i Ministrave nëpërmjet një dokumenti për ‘dhënie mendimi’ për Kuvendin.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, tha se ministria mbështet nismën dhe se ajo është në përputhje të plotë me programin e qeverisë për nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Ndërsa drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Plaku, duke argumentuar zgjerimin e sektorëve, theksoi nevojën për përfshirjen e çdo sektori në mundësinë e përfitimit të lehtësirave që ofron ky ligj për investimet.

“Në ligjin aktual kemi 6 sektorë prioritarë, por kemi edhe një mundësi për të akomoduar sektorë të tjerë, dhe për aplikimet jashtë sektorëve kemi vendosur si kriter 50 milionë euro investim,” tha ajo.

Sipas përkufizimit në projektligj, këta aplikues jashtë sektorëve prioritarë përfitojnë statusin “investitorë strategjikë, procedurë të asistuar,” nëse vlera totale e kapitalit investues është e barabartë ose më e madhe se 50 milionë euro.

Për deputetët e opozitës, ndryshimet e reja po theksojnë karakterin ‘abuziv’ dhe ‘korruptiv’ të ligjit dhe do të përdoren për të dhënë statusin e investitorit strategjik edhe atyre që ndërtojnë kulla.

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, tha se ky nen do të përdoret për ndërtim të mirëfilltë, i vetmi sektor që s’ka qenë i përfshirë.

“Pse duhet që shteti t’i japë ndihmesë dikujt që po bën një kullë në Tiranë, të cilën pastaj e shet me 8-fishin e kostos së ndërtimit?” – pyeti ai, duke shtuar se nuk po i hynte më tej debatit për origjinën e parave që po investohen në ndërtim.

Edhe kolegu i tij demokrat Lefter Gështenja ishte njësoj kritik.

“Keni hapur dyert që të futet çdokush, i keni hequr kushtet,” iu drejtua ai përfaqësuesve të qeverisë.

“Ky është një ndër ligjet më abuzive, më të korruptuara, dhe këtë s’e them unë, por ua ka thënë edhe Bashkimi Europian,” shtoi ai.

Për shtyrjen e afatit të aplikimeve, AIDA argumenton në një përgjigje me shkrim për komisionin se janë edhe 18 projekte në proces vlerësimi.

Efektet e këtij ligji përfunduan në dhjetor 2024, pas shtyrjes së shumëdebatuar që iu bë në mars të vitit të kaluar me propozim të deputetit Eduart Shalsi.  Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike prej 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Ligji, i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit, si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky ligj ka favorizuar një grup oligarkësh dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, u kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë prej 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Edhe pse qëllimi i deklaruar ishte thithja e investimeve të huaja, deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ kryesisht biznesmenë shqiptarë ose persona të afërt me qeverinë apo Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti më flagrant është ai i dhënies së statusit “investitor strategjik” për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, dhe miratimit nga qeveria të dhënies në përdorim të brigjeve të detit për kompaninë e tij. Ky rast ka ngritur shqetësime për një konflikt interesi dhe favorizim të njerëzve në pushtet./BIRN/

Video

Kur jeta të gjunjëzon dhe duket sikur ke humbur gjithçka e vetmja rrugë është të mos dorëzohesh por të ecësh përpara 26-vjeçari Mauro Glorioso, i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të janarit 2023 te Murazzi në Torino, sot është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në spitalin “Le Molinette”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen midis 20 dhe 21 janarit 2023, kur Mauro ndodhej me disa miq buzë lumit Po, në pritje për të hyrë në një lokal. Ai u godit nga një biçikletë elektrike që ishte hedhur nga lartësia e argjinaturës së Murazzit dhe mbeti i plagosur shumë rëndë. Për këtë aksident, një vajzë 20-vjeçare u dënua në shkallën e parë të gjyqit. “Është një emocion i madh, një rrugëtim i gjatë — është e bukur ndjesia kur arrin objektivin tënd, pavarësisht gjithçkaje,” tha Mauro. “Kam mësuar të përballem me një problem në një kohë: i pari ishte të diplomohem, tani mund të mendoj për të ardhmen dhe projektet e mia.”

Trump dhe Orban “ironi" me gazetarët: Ato janë “fake news” Sot, më 7 nëntor 2025, kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Orbán kërkoi përjashtim nga sanksionet amerikane për importet e energjisë ruse, për shkak të varësisë së Hungarisë nga gazi dhe nafta e Rusisë. U diskutuan gjithashtu çështje të bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe të mbrojtjes. Orbán promovoi idenë e një takimi të ardhshëm SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë. Në përfundim të takimit, Trump dhe Orban zhvilluan një konferencë për mediat, ku ndër të tjera me ironi deklaruan se disa media, konkretisht referuar pyetjes së gazetares së NBC, se bëjnë fake news.

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin Timon të Brazilit, ku një burrë hodhi shkrepësen në tokë pranë një pike karburanti, duke shkaktuar flakë që për pak do ishte kthyer në tragjedi. Pamjet filmike tregojnë momentin kur flaka përhapet me shpejtësi pranë pompave dhe një kamioni që po furnizohej me karburant. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të një punonjësi që përdori menjëherë zjarrfikësin, askush nuk u lëndua. Sipas mediave lokale, punonjësit kishin paralajmëruar më herët klientët të qëndronin larg zonës së rrezikshme gjatë furnizimit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta për mungesën e kujdesit dhe rrezikun që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Nga poshtë ballkonit tek zyra e Ramës- Berisha paralajmëron revolucionin e ri demokrat.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme