Politika 28 January 2025, 00:23 Nga VNA

“Rama ka 12 fluturime me çarter”, Arben Ahmetaj: Shpenzimet në qendrën e detoksifikimit në Bolzano ia pagoi biznesmeni që merr leje ndërtimi

Ndaje në Whatsapp
“Rama ka 12 fluturime me çarter”, Arben Ahmetaj: Shpenzimet

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, në intervistën për “Çim Peka Live” u shpreh se kryeministri Rama ka udhëtuar 8 herë me çarter.

Ahmetaj tha se një fluturim me çarter nga Shtutgarti i kryeministrit është paguar nga një biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi.

“Po mirë fluturimet me çarter i ka deklaruar ky, po marr nja dy, se kam 8, por po marr dy, përveç Air Albania-s që e nxora. Kush e ka paguar fluturimin nga Shtutgarti të çarterit dhe a kanë marrë leje ndërtimi, ky personi? Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi. Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime” – tha Ahmetaj.

Ish-numri dy i qeverisë, më tej tha se Rama së bashku me Linda Ramën kanë qenë dy herë në “Palaco Hotel” në Bolzano që është edhe qendër detoksifikimi. Sipas tij, shpenzimet ishin 10 mijë euro për person dhe i ka paguar një biznesmen që ka marrë leje ndërtimi.

“Verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi” – u shpreh Ahmetaj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme