Politika 28 January 2025, 16:03 Nga VNA

Gazment Bardhi si avokat i mandatit të Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi si avokat i mandatit të Sonila Bejtes në Gjykatën
Gazment Bardhi ka ngritur sot shqetësimin për mandatin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese që sipas përllogaritjeve kalendarike përfundon më 25 prill. Në një postim në rrjetin X, kryetari i grupit parlamentar të PD-së thekson se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës. Sipas tij, prej kohësh ekziston një tendencë nga mazhoranca socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, duke vënë në diskutim mandatin e disa prej anëtarëve të saj. Në fakt, zoti Bardhi, edhe pse jurist nga profesioni, nuk sqaron se Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e përcaktojnë qartë se kur përfundon mandati i çdo anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias madje u vu në lëvizje nga ish-Presidenti Meta, sot kryetar i PL, që është në aleancë me partinë e z. Bardhi. Madje, duket se ai nuk shpreh shqetësim për mandatin e Zaçajt, për të cilën ai thotë: “Përveç dy gjyqtarëve (Holta Zaçaj - 2025 dhe Sandër Beci - 2028), Kushtetuta dhe ligji kanë parashikuar një mandat të plotë 9-vjeçar për të gjithë gjyqtarët e tjerë kushtetues.” Gazment Bardhi, megjithatë, duket se nuk e fsheh merakun për anëtaren Sonila Bejtja, mandati i së cilës sipas përllogaritjeve kalendarike përfundon më 25 prill 2025. Gjykata Kushtetuese, ndërkohë, po shkel afatet për t’u mbledhur dhe diskutuar shpalljen e përfundimit të mandatit të saj. Me shumë gjasë, prononcimi i sotëm i Bardhit është një formë presioni ndaj Presidentit të Republikës, i cili gjithashtu duhet të shprehet për përfundimin e mandatit të zonjës Bejtja, pasi kjo është një vakancë e cila i takon ta plotësojë Presidenti Bajram Begaj. Në vend që të ngrejë zërin për shkeljen e Kushtetutës për herë të tretë brenda një kohe të shkurtër nga ana e kryetares së Gjykatës Zaçaj për mandatet e përfunduara të tre anëtarëve, kryetari i grupit parlamentar të PD-së zgjedh të ngrejë zërin për të përsëritur një shkelje për herë të tretë. Në këtë mënyrë, ai vë në dyshim jo vetëm integritetin e tij profesional, por edhe përdorimin e opozitës për interesa të vogla dhe meskine, që fshihen pas një karrigeje në Gjykatën Kushtetuese.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:

Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës. Prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, përmes vënies në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të saj. Kjo lojë që vazhdon tashmë prej muajsh, ndërkohë që Kushtetuta dhe ligji organik janë krejt të qartë: Përveç dy gjyqtarëve (Holta Zaçaj - 2025 dhe Sandër Beci - 2028), Kushtetuta dhe ligji kanë parashikuar një mandat të plotë 9-vjeçar për të gjithë gjyqtarët e tjerë kushtetues. Prandaj vazhdimi i kësaj loje dhe çdo lexim i ndryshëm i Kushtetutës dhe ligjit, është duke cënuar rëndë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve kushtetues. Kjo përbën një përpjekje të qartë për kapjen dhe vendosjen nën kontrollin politik të mazhorancës gardianin suprem të Kushtetutës, Gjykatën Kushtetuese. Dhe kjo padyshim është një atentat për asgjesimin e vetë Kushtetutës! 1/4. Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës. Prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, përmes vënies në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të saj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme