Politika 28 January 2025, 16:48 Nga VNA

Gara për drejtorin e ri të RTSH-së bëhet pis nga akuzat për paligjshmëri

Ndaje në Whatsapp
Gara për drejtorin e ri të RTSH-së bëhet pis nga akuzat

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi  vendosi të hënën me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Gjatë votimit të së hënës u skualifikuan nga gara kandidatët  dhe , duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Kryetari i Këshillit Drejtues,  e denoncoi vendimin si të paligjshëm dhe paralajmëroi ankimin e tij në organet e drejtësisë.

“Ishte një vendim i paligjshëm,” tha Bungo për BIRN.

“Janë shkelur kriteret e përcaktuara në ligj, duke skualifikuar nga gara gazetarë dhe duke lënë në garë një kandidate si , e cila është inxhiniere me profesion,” shtoi ai.

Sipas Bungos, ngërçi i krijuar mund të zgjidhet vetëm me ‘shkrirjen e këshillit drejtues të RTSH-së’.

Akuza ndaj këtij vendimi erdhën të martën edhe nga përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës nga Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, organ ku përzgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

“Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidatë që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin,” deklaroi përmes një statusi në Facebook deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila e drejton këtë komision.

Në një reagim publik të martën, ajo e cilësoi skualifikimin nga gara të kandidatëve një “çmenduri” dhe akuzoi anëtarët e KD për tejkalim të kompetencave ligjore.

Akuzat e Zhupës i mbështeti dhe nënkryetarja socialiste e komisionit, Evis Kushi, e cila në një reagim në Facebook tha se “nuk i heq dot asnjë presje reagimit të saj” dhe paralajmëroi ndërhyrjen e Kuvendit në proces.

“I bëj thirrje Këshillit Drejtues të kthejë menjëherë situatën në normalitet dhe të lejojë garën e hapur, transparente e meritokratike. E kundërta do të ishte vetëasgjësim i Këshillit dhe Parlamenti do të detyrohej të ndërhynte në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së garës, duke marrë masa drastike që ne nuk i dëshirojmë,” shkroi Kushi.

Edhe drejtori i mëparshëm i RTSH-së,  kaloi një proces përzgjedhjeje të kontestuar, pasi kishte një karrierë të politike pranë Partisë Socialiste. Peza dha dorëheqjen nga detyra në qershor të vitit që shkoi, ndërsa po përballej me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti, ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi. Anëtarët e bordit aktual janë zgjedhur kryesisht nga votat e Partisë Socialiste.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme