Politika 29 January 2025, 14:01 Nga VNA

Berisha: Pas fitores do mbyllen zyrat e Fondacionit Soros. Nuk do ketë më vend për ta

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Pas fitores do mbyllen zyrat e Fondacionit Soros. Nuk do ketë

Sali Berisha ka paralajmëruar sot se Rama dhe Balluku po përpiqen të vjedhin zgjedhjet, por demokratët nuk do ta lejojnë këtë. Madje -sipas tij- mund t’i rikthehen sërish mosbindjes civile. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se Balluku në Fier përdor metodat e një terrorizmi të vërtetë elektoral. Të njëjtën gjë bëjnë kudo, kryetarët e bashkive kanë braktisur detyrat.

Lidhur me votën e diasporës, Berisha nënvizoi se kryetarët e bashkive janë në krye të manipulimit të votës. “Ata rrinë nëpër botë nëpër fushatë elektorale. Përgëzoj emigracionin që po i refuzon, as sa nuk janë në gjendje të filmojnë takimet e tyre sepse janë të dështuar në të gjitha. Kryetarët e bashkive nga Saranda gjer në Kukës janë shpërndarë si terroristë elektoralë”.

Njëkohësisht, Sali Berisha paralajmëroi Sorosin të mbyllë zyrat, sepse pas 11 majit nuk do të ketë më vend për fondacionin e tij në Shqipëri. “Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri,” tha sot kryetari i PD në vigjilje të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme