Politika 29 January 2025, 10:32 Nga VNA

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës në kulmin e hetimeve të SPAK për Erjon Veliaj

Ndaje në Whatsapp
Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës në kulmin e

Që prej ditës kur SPAK firmosi urdhër arrestet për 3 drejtorët kryesorë të Bashkisë, Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushës për aferën 5D, si dhe masa ndaluese për disa zyrtarë të tjerë të lartë, Erjon Veliaj ka bërë disa herë ndryshime në institucionin që drejton.

Pak kohë më parë ai largoi një numër të madhe zyrtarësh të Bashkisë, mesa duket për të shfryrë skandalin 5D. VNA ka mësuar së përgjatë dy ditëve te fundit, kryebashkiaku që është nën hetim nga SPAK për 4 vepra penale, ka bërë ndryshime të reja. Ai ka firmosur largimin e 20 zyrtarëve dhe shefave të sektorëve. Burimet konfirmuan se është larguar Anjeza Capllani, Julinda Dhame, Berton Hoxha, Jona Molla. Është larguar po ashtu drejtoresha e Përgjithshme e Strehimit si dhe shefja e IT, si dhe Dition Shkurta i UKT-së. Po ashtu janë bërë lëvizje dhe ne drejtorinë e Urbanistikës. Arsyet se përse Veliaj ka bërë këtë valë të madhe lëvizjesh mbetet e paqartë. Por, mbase kryebashkiaku po heton me kujdes cdo ish-vartës të tij për të zbuluar Nesti Angonin, personin që e kallëzoi në SPAK dhe dorëzoi në duart e prokurorëve të Posacëm prova kompromentuese për të. Pavarësisht lëvizjeve që po bën kryebashkiaku Veliaj, pyetja e madhe mbetet: a do të mundet ai ti mbijetojë hetimit të SPAK?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme