Politika 30 January 2025, 18:21 Nga VNA

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Evropa e sheh mirë që SPAK që s’do t’ia dijë për asnjë parti

Ndaje në Whatsapp
Raportuesi për Shqipërinë në PE: Evropa e sheh mirë

Në vizitën e parë që zhvilloi në fillim të kësaj jave si Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, pasuesi i Isabel Santos, austriaku Andreas Schieder ka patur mundësinë të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të të gjitha forcave politike në parlament ose jo.

Dhe pas gjithë këtyre takimeve ai ka një panoramë të qartë të Shqipërisë, 4 muaj përpara zgjedhjeve dhe në një intervistë për Tv Klan, jep vlerësimet e tij për parlamentarët e 11 Majit.

Schieder i sheh ato si sfiduese, edhe për shkak se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë.

Andreas Schieder: Më duhet të them edhe se këto zgjedhje do të jenë sfidë, pasi kemi një ligj të ri për diasporën dhe e dimë që shumë qytetarë shqiptarë janë jashtë, kështu që kjo do të jetë një sfidë teknike dhe administrative, por kam besim se të gjitha burimet janë të përgatitura mirë.

Raportuesi e nënvizon faktin se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk u implementuan në ligjin zgjedhor, por sipas tij në kaq pak kohë që ka ngelur përpara zgjedhjeve, nuk është momenti për të kërkuar kompromisin.

Andreas Schieder: Ndoshta para zgjedhjeve nuk është koha për të gjetur kompromisin, por pas zgjedhjeve, mendoj se është një ide e mirë të shikojmë rekomandimet e tjera për t’i zbatuar.

Përdor etikën diplomatike kur pyetet se si e vlerëson klimën politike në vend dhe mendon se më shumë duhet punuar për një kulturë politike nga forcat shqiptare edhe pse e sheh si pozitiv faktin që të gjitha partitë janë pro anëtarësimit në BE.

Andreas Schieder: Mendoj se ka vend për përmirësimin e kulturës politike për të krijuar një mënyrë më të mirë diskutimi midis qeverisë dhe opozitës, midis politikanëve, e kështu me radhë.

Çfarë ndikimi mund të ketë ky proces zgjedhor në vlerësimin nga vendet anëtare europiane tanimë që kemi një objektiv të qartë të artikuluar nga qeveria për t’u bërë anëtare e BE brenda 2030-ës?

Andreas Schieder: Sigurisht që zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, por, siç e thashë, kam ndjesinë se të gjithë janë në favor të Bashkimit Evropian, prandaj nuk duhet të ketë ndonjë ndikim negativ në procesin e zgjerimit.

Schieder vlerëson shumë punë e SPAK që sipas tij nuk ka bërë dallime në goditjen e rasteve të korrupsionit.

Andreas Schieder: Kemi parë edhe me SPAK-un, Prokurorinë e Posaçme, që shumë raste të bujshme kanë qenë ministra nga parti të ndryshme politike, ndaj askush nuk është falur. Mendoj se kjo ishte e rëndësishme që Evropa të kuptonte se ka një vullnet për ta bërë këtë, për të kuptuar se Shqipëria po transformohet.”

Sipas raportuesit për Shqipërinë anëtarësimi brenda kësaj dekade është i mundshëm nëse ka vullnet për të kryer të gjitha reformat.

Në fund zoti Schieder mesazhet kyçe që ka përcjellë me të gjitha forcat politike dhe autoritetet shtetërore që takoi gjatë 3 ditëve në Tiranë i ndan në intervistën për Tv Klan.

Andreas Schieder: Nëse do të më kërkonit ta them me një fjalë, do të thosha ta ruani këtë ritëm, ruani nxitjen drejt Bashkimit Evropian, ruani vullnetin për reforma. Faleminderit!

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme