Politika 30 January 2025, 21:23 Nga VNA

Vezë dhe domate ndaj diplomatëve dhe ambasadave/ Sali Berisha paralajmëron mosbindje civile për votën e diasporës

Ndaje në Whatsapp
Vezë dhe domate ndaj diplomatëve dhe ambasadave/ Sali Berisha

Pasi nuk u arrit konsensus për të ndryshuar sërish Kodin Zgjedhor për votën e diasporës, PD ka paralajmëruar se do të protestojë në çdo formë këtë herë ndaj ambasadave shqiptare kudo në botë.

Kreu i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje emigrantëve që të gjuajnë me vezë dhe domate ambasadat e Shqipërisë kudo që ndodhen.

“Të rrethohen dhe të gjuajnë me vezë dhe domate ambasadat e Shqipërisë në mbarë botën. Kudo që t’i shihni zyrtarët që ligji i ndalon të marrin pjesë në aktivitete, gjuajini me vezë dhe domate,” – tha më tej Sali Berisha.

Kryetari i PD i është rikthyer tezës së mosbindjes civile, këtë herë si mosbindje civile e diasporës.

“Mosbindja civile vazhdon. Diversifikimi i qëndrimeve janë vendimet tona. Ambasadat e narkoshtetit do të kenë ditë të vështira,” – tha Sali Berisha të enjten në mbrëmje gjatë një takimi me drejtuesit politikë të PD-së.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme