Politika 31 January 2025, 12:46 Nga VNA

Rama fantazon se siguria në Shqipëri është e ngjashme me atë të BE

Ndaje në Whatsapp
Rama fantazon se siguria në Shqipëri është e ngjashme me

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, morën pjesë sot në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.

Rama theksoi se siguria nuk është përgjegjësi vetëm e policisë, por një çështje që kërkon bashkëpunim mes institucioneve, përfshirë bashkitë, shëndetësinë dhe vetë qytetarët.

Duke iu referuar të dhënave të anketimit, kryeministri u shpreh se Shqipëria është shumë pranë mesatares së BE-së sa i përket nivelit të sigurisë. Ai theksoi se faktet dhe shifrat tregojnë një ulje të vazhdueshme të kriminalitetit dhe se viti 2024 u mbyll me më pak vrasje.

“Kurrë më shumë se sot Shqipëria nuk ka qenë më e mobilizuar për të arritur nivelin e barazisë para ligjit. Çelja e negociatave me BE nuk është një dhuratë apo vendimmarrje politike, por një konstatim i progresit të bërë në këtë drejtim,” tha Rama.

Anketimi, i financuar nga qeveria suedeze dhe i zhvilluar për herë të gjashtë, tregon se 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë së Shtetit, 75% mendojnë se respektohen prej saj, ndërsa 82% ndihen më të sigurtë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nënvizoi rëndësinë e këtij vlerësimi, duke theksuar se besimi i qytetarëve tek institucionet e sigurisë është një tregues pozitiv për përmirësimin e rendit dhe qetësisë në vend.

Por pavarësisht këtij trendi pozitiv të raportuar nga qeveria, gjatë vitit 2024 u regjistruan 41 vrasje, të cilat ishin të karaktereve të ndryshme. Shumë prej tyre kishin bazë sociale dhe nuk ishin të lidhura me krimin e organizuar, por tronditën thellë opinionin publik. Konflikte familjare, sherre banale dhe vrasje për motive të dobëta mbetën një problem shqetësues për sigurinë në vend.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme