Politika 31 January 2025, 12:06 Nga VNA

Debati për Gjykatën Kushtetuese/ Përplasjet për mandatin e Sonila Bejtjas dhe roli i Presidentit

Ndaje në Whatsapp
Debati për Gjykatën Kushtetuese/ Përplasjet për mandatin e

Gazetarja Esiona Konomi ka reaguar lidhur me debatet mbi mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja në Gjykatën Kushtetuese, duke mbështetur qëndrimin e Presidentit Bajram Begaj. Ajo thekson se Presidenti nuk ka marrë asnjë vendim vetë, por ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese mbi afatet e mandateve të anëtarëve të saj. Konomi kritikon opozitën dhe mbështetësit e Bejtjas, duke argumentuar se presioni politik dëmton pavarësinë e Gjykatës.

Statusi i plotë:

?? ???????????! ??? ?? ?????̈ ??????? ??? ????????? ?????? ?????? ??? ??????? ? ???????̈? ????????????

Nuk kam qenë ndonjëherë përkrahëse e z. Bajram Begaj, por në rastin e Gjykatës Kushtetuese, jam me Presidentin e Republikës.

Ai nuk mori ndonjë akt “prej ushtari”, siç e akuzojnë disa të prekur drejtpërdrejt.

Presidenti nuk e shkarkoi gjyqtaren Sonila Bejtja e as hapi garë për zëvendësimin e saj pa u shpallur vakanca nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Kreu i Shtetit, shfrytëzoi të drejtën e tij për ta vënë në lëvizje këtë Gjykatë, e duke i kërkuar interpretim final të Kushtetutës, se si do të realizohet ripërtëritja e kësaj Gjykate, pra, kur i mbaron mandati secilit gjyqtar.

Pra, Begaj nuk e mori vetë vendimin, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të vendosë.

Kjo, për sa kohë ka interpretime të ndryshme për këto afate.

Tani, pse i trembet opozita vendimit të Gjykatës?

Pse gjyqtarja Sonila Bejtja “ka frikë” nga vendimi i kolegëve për mandatin e saj?

Mbështetësit e saj të flakët opozitarë vetëm sa po e dëmtojnë duke ngulur këmbë se e duan më çdo kusht aty, dhe nuk ju pëlqen të vendosë Gjykata.

Ishte Gjykata ajo që i dha zgjidhje mandatit të kryetares Holta Zaçaj, e duhet ta kishte bërë edhe me Elsa Toskën, e duhet ta bëjë edhe me Sonila Bejtjan e me këdo tjetër.

Pazaret politike, më ruaj një gjyqtar aty, se nuk bëj zë unë për atë gjyqtarin tjetër atje, nuk i japin dinjitet Gjykatës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme