Politika 2 February 2025, 14:21 Nga VNA

Fredi Beleri kërkon falje në emër të PD: Na falni për gabimet, demokratët nuk janë përçarë

Ndaje në Whatsapp
Fredi Beleri kërkon falje në emër të PD: Na falni për

Eurodeputeti Fredi Beleri ka qenë pjesë e takimit të Partisë Demokratike në Athinë. Në fjalën e tij, Beleri ka folur si përfaqësues i PD duke iu drejtuar simpatizantëve demokratë që mos të dëgjojnë propagandën se PD është e përçarë.

Ai më tej kërkoi falje për gabimet që PD mund të ketë bërë, por që sips tij, është e vetmja forcë politike që punon.

“Shqipëria ka nevojë për votën tuaj. Mos dëgjoni propagandë, që thonë se PD është e përçarë, kjo është propagandë. PD është duke punuar. Kush punon, edhe gabon. Të na falni për gabimet. Duhet të bashkohemi. Ju duhet ta shpëtoni Shqipërinë nga një rrezik i madh” - tha Beleri.

Deklarata patetike e Belerit duke folur në emër të PD para demokratëve, të jep përshtypjen sikur ka dashur të sfidojë Flamur Nokën. Pasi një deklaratë e tillë, mund ta dëgjosh nga një përfaqësues i PD dhe jo nga një aleat politik që është përfaqësues i një minoriteti në vend, të cilit i ka hije të flasë në emër të koalicionit.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme