Politika 1 February 2025, 13:18 Nga VNA

Xhamia e Namazgjasë inauguron sallën e konferencave me konventën e Partisë së Lirisë/ Meta: Rama po krijon Dumani Republikë

Ndaje në Whatsapp
Xhamia e Namazgjasë inauguron sallën e konferencave me konventën

Partia e Lirisë, zhvillon sot konventën tek salla e konferencave tek Xhamia e Namazgjasë. Për herë të parë ky institutucion fetar hapi dyert për mbajtjen e një aktiviteti politik, një partie lideri i së cilës Ilir Meta prej muajsh ndodhet në burgun 313.

Nga burgu, përmes një mesazhi Ilir Meta iu drejtua mbështetësve të tij me kryefjalën se ishte marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. "Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri. Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm. Rama është betuar për të zhdukur në mënyrë antikushtetuese çdo gjyqtar me integritet që ka mbetur në gjykatë Kushtetuese para zgjedhjeve të 11 majit në mënyrë që të mos ketë asnjë mendim pakice. Ndaj duhet të përqëndrohemi shumë fort në mënyrë që të mos kthehemi nga republikë parlamentare në 'Duman Republikë' ku afërmendsh për llogari të kreut të organizatës kriminale asgjësohet cdo gjyqtar I pavarur jo vetëm në gjykatë Kushtetuese por dhe kërcënohet cdo gjyqtar që ka kaluar vetingu, "-tha ndër të tjera Ilir Meta.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme