Politika 1 February 2025, 15:19 Nga VNA

Reforma në drejtësi, Rama: Falë PS-së. Sulmon Ahmetajn. Opozitën e krahason me qenin

Ndaje në Whatsapp
Reforma në drejtësi, Rama: Falë PS-së. Sulmon Ahmetajn.

Nga Kuvendi i Kombëtar i Partisë Socialiste, kryetari i saj dhe njëherësh kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se partia që ai drejton ka bërë reformën në drejtësi. Dhe sipas tij, falë Partisë Socialiste, Shqipëria ka shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, me çdo kosto me çdo çmim. Kryeministri u shpreh se Reformën në Drejtësi e bëri PS jo për të luftuar kundërshtarët nëpërmjet drejtësisë, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti shqiptar të së drejtës. Ndërsa mbi opozitën nuk i kurse sulmet, për të cilën e krahasoi me "qenin". “Dhe në fund ata do t’ju thonë ‘shiko ka ardhur koha që Edi Rama dhe PS të iki’. Dhe ju do t’i thoni vetes dhe atyre po ne do ikim, por do ikim vetëm përpara dhe sa më shumë të na lehin nga mbrapa, aq më shumë do të ikim përpara, se aq më larg do të duam të jenë zërat që na gërricin veshin me lehjet e tyre”, tha Rama. Për Ahmetajn, Rama tha se sot janë në duart e drejtësisë ose në kërkim prej saj, ata që deri dje ishin në radhët e PS dhe të qeverisë, madje edhe një karrige larg tij. “Problemi ynë as këtë herë nuk do të jenë kundërshtarët, por do jetë llumi i kënetës së tyre që këtë herë do të vërshojë edhe më shumë tërbim për të errësuar sa më shumë sy, për të mërzitur sa më shumë zemra dhe për të ftohur ndaj nesh sa më shumë njerëz. Nuk do t’ia dalin, përkundrazi kanë për ta marrë mbrapsht syve siç e meritojnë, por na duhet shumë durim dhe vendosmëri e këmbëngulje deri në fund të këtyre 100 ditëve".

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme