Politika 3 February 2025, 11:48 Nga VNA

Edmond Spaho sulmon partitë e reja: “Janë partiçka pa strukturë, derivate të pushtetit”

Ndaje në Whatsapp
Edmond Spaho sulmon partitë e reja: “Janë partiçka pa

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka shprehur kritika të ashpra ndaj partive të reja politike, duke i cilësuar ato si “partiçka pa strukturë” dhe “derivate të pushtetit”. I ftuar në emisionin Off the Record në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli, Spaho tha se këto parti janë krijuar për të tërhequr vota nga Partia Demokratike dhe se nuk kanë pasur asnjëherë sukses në përmbushjen e misionit të tyre.

“Të gjithë janë derivate të pushtetit. Janë partiçka pa strukturë. Janë një njeri, një parti. Synojnë të tërheqin sa më shumë vota nga PD-ja. Eksperienca ka treguar se këto parti kurrë nuk e kanë përmbushur misionin e tyre, siç janë krijuar edhe janë shkrirë,” u shpreh Spaho.

Duke folur për krizën e brendshme në Partinë Demokratike, Spaho u shpreh se PD-ja është më e hapur për të negociuar me kryeministrin Edi Rama sesa me Lulzim Bashën, të cilin e konsideron përgjegjës për vendime të gabuara politike.

“Pse të negociojmë me Lulzim Bashën? Më mirë të negociojmë me Edi Ramën. Për djegien e mandateve dhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha është përgjegjës. Marrëveshja e çadrës ishte me shumë pikëpyetje dhe efekti u pa te zgjedhjet. Më pas, djegia e mandateve ishte katastrofë politike, po ashtu edhe mosmarrja pjesë në Reformën Territoriale në vitin 2014 ishte një tjetër gabim,” theksoi ai.

Sa i përket përplasjes së dhunshme brenda PD-së, që u cilësua si “luftë civile”, Spaho tha se kjo ngjarje është lënë pas dhe se partia është tashmë e unifikuar në qëndrimet e saj.

“Marrëzia ishte e atij që vendosi hekura në godinën e PD, e atij që donte të mbante me forcë godinën dhe që na hodhi gaz lotsjellës neve që donim të hynim në godinën tonë. Ishte zhvilluar një Kuvend me dokumentacion të plotë dhe Lulzim Basha duhej të dorëzonte zyrat që ne të vazhdonim aktivitetin tonë. Ai zgjodhi të bënte atë që bëri. "

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme